TIRANE- Pjesa më emadhe e shqiptrëve e kanë të vështirë të gjejnë një vend pune. Sipas Instata, i cili ka vrojtuar tregun e punës në vendin tonë, gjatë tremujorit të dytë 2013 në Shqipëri, 63.2% e popullsisë në moshë pune ishte aktive në tregun e punës, pra e punësuar ose në kërkim aktiv të një pune. Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për femrat ishte 54.3% ndërsa për meshkujt 73.8%. Sipas vlerësimeve, gjatë tremujorit të dytë 2013, shkalla e papunësisë për popullsinë 15-64 vjeç në Shqipëri ishte 14.8 përqind, ndërsa shkalla e papunësisë afatgjatë ishte 11.3 përqind.
Krahasur me tremujorin e parë 2012 shkalla e papunësisë për popullsinë 15-64 vjeç është rritur me 3 pikë përqindje. Shkalla e papunësisë vlerësohet të jetë më e lartë për meshkujt sesa për femrat, duke reflektuar një nivel më të lartë të kërkimit të punës nga ana e meshkujve dhe një nivel më të lartë inaktiviteti në lidhje me tregun e punës nga ana e femrave. Për meshkujt shkalla e papunësisë u rrit nga 15.8% në tremujorin e parë 2013 në 17.1% në tremujorin e dytë. Ndërsa për femrat pati një rënie nga 12.9% në tremujorin e parë në 11.9% në tremujorin e dytë.
Shkrimi u publikua sot (17.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com