INSTAT: Përmirësohet ekonomia
rritet 4.1% në tre mujorin e dytë

INSTAT: Përmirësohet ekonomia<br />rritet 4.1% në tre mujorin e dytë
TIRANË - Ekonomia shqiptare ka shenja përmirësimi në tremujorin e dytë të vitit, e ndihmuar dhe nga shtimi i investimeve në periudhën parazgjedhore, që ka nxitur sidomos ndërtimin. Sipas Statistikave afatshkurtra të INSTAT, indekset e shifrës së afarizimit të deflatuara në tremujorin e dytë në ekonominë gjithsej, në fushat e mbulimit të vrojtimit paraqesin një rritje prej 4.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Krahasuar me tremujorin paraardhës rritja është 13.9%.
 
INDUSTRIA 
Shifra e afarizmit në volum krahasuar me tremujorin e parë 2013 ka një rritje prej 2.7 përqind. Krahasuar me tremujorin e dytë 2012 ka një rënie prej 0.4 përqind. Volumi i prodhimit industrial ka nje rritje 21.2 përqind në tremujorin e dytë 2013 ndaj tremujorit të parë 2013, ndërsa krahasuar me tremujorin e njejtë të vitit të mëparshëm ka rritje me 58.2 përqind.
Numri i të punësuarve në Industri ulet me 0.7 përqind në tremujorin e dytë 2013 krahasuar me tremujorin e mëparshëm.
 
NDËRTIMI
Shifra e afarizmit në Ndërtim e vlerësuar me çmime fikse, deflatuar me Indeksin e Kushtimit në Ndërtim, 2005=100, është rritur 24.1 përqind krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit paraardhës, ndërsa krahasuar me tremujorin e parë 2013 është rritur 52.3 përqind.
Volumi i prodhimit është rritur 27.8 përqind krahasuar me tremujorin e dytë 2012.
 
TREGTIA ME SHUMICË
Shifra e afarizmit e vlerësuar me çmime fikse, defl atuar me Indeksin e Çmimeve të Prodhimit, 2005=100, në sektorin e Tregtisë me shumicë është ulur 1.1 përqind krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit paraardhës, ndërsa krahasuar me tremujorin paraardhës paraqet rritje prej 13.5 përqind.
 
HOTELERIA
Shifra e afarizmit në volum, vlerësuar me çmime fi kse, defl atuar me Indeksin e Çmimeve të Konsumit, me vit bazë 2005=100, në tremujorin e dytë 2013, është rritur 17.8 përqind krahasuar me tremujorin e pare 2013. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2012 është ulur 10.3 përqind.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë