TIRANË - Prodhimi i Brendshëm Bruto në tremujorin e fundit të vitit 2012 u rrit me 1.7 % kundrejt tremujorit të fundit të vitit 2011. Ndërsa, i krahasuar me tremuajt paraardhës të 2012-ës, u rrit me vetëm 0.1%, njoftoi INSTAT.
Sektori i ndërtimit shënoi shifrën më të ulët në tremujorin e fundit të vitit 2012, kur pati rënie me 15.4% krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2011; ai ul me 1.4 % krahasuar me tremujorin paraardhës.
Dega ”Tregti, hotele dhe restorante” pati një rënie me 1.7 % në tremujorin e fundit të 2012-ës krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë dhe nuk ndryshoi krahasuar me tremujorinparaardhës të vitit 2012.
Aktiviteti i transportit në tremujorin e fundit të vitit 2012 u ul me 8.4 % krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë dhe u rrit me 5 % ndaj tremujorit paraardhës.
Rezultate pozitive arriti aktiviteti bujqësor, i cili në tremujorin e fundit të vitit 2012, krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më pare, u rrit me 6.1 % dhe u rrit 1.6 % kundrejt tremujorit paraardhës të vitit 2012.
Edhe industria shënoi një rritje prej 7.8 % në tremujorin e fundit të vitit 2012 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më pare, ndërsa krahasuar me tremujorin paraardhës të vitit 2012, dega e industrisë shënoi një rënie me 4.8%.
Grupi i shërbimeve të tjera në tremujorin e fundit të vitit 2012 shënoi një rritje me 7.8 % kundrejt tremujorit të fundit të vitit të mëparshëm.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com