INSTAT: Punësimi është ulur në
tre muajt e fundit të 2012-ës

INSTAT: Punësimi është ulur në<br />tre muajt e fundit të 2012-ës
TIRANE - Shifra e afarizmit në ndërtim, e vlerësuar me çmime fikse, është ulur 13.3% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit paraardhës, ndërsa krahasuar me tremujorin e tretë të 2012-ës, është rritur 13.4%.

Volumi i prodhimit është ulur 12.3% krahasuar me tremujorin e katërt të 2011-ës. Numri i të punësuarve në ndërtim është ulur me 11.0% në tremujorin e katërt të 2012-ës, krahasuar me tremujorin e katërt të 2011-ë, ndërsa pagat janë ulur me 11.4% gjatë të njëjtës periudhë.

Këto janë disa nga shifrat, e publikuara nga Instituti i Statistikave lidhur me ecurinë e ekonomisë në tremujorin e fundit të vitit të kaluar.

Një sektor tjetër që ka përjetuar ulje, është tregtia. Shifra e afarizmit e vlerësuar me çmime fiksenë sektorin e tregtisë me shumicë është ulur 0.1% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit paraardhës, ndërsa krahasuar me tremujorin paraardhës rënia është 1.0%. Numri të punësuarve është rritur 8.1% në tremujorin e katërt 2012 krahasuar me tremujorin e katërt 2011, ndërsa pagat janë rritur 11.5% gjatë së njëjtës periudhë.

Disa sektorë të ekonomisë kanë shënuar një ecuri pozitive në tremujorin e fundit të vitit 2012, në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, ky kryesojnë industria dhe sidomos komunikacioni. Pavarësisht ecurisë më të mirë të disa sektorëve, ata kanë ulur numrin e punonjësve në tremujorin e katërt 2012, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

INDUSTRIA

Shifra e afarizmit në volum, vlerësuar me çmime fikse, me vit bazë 2005=100, në tremujorin e katërt të 2012-ës, krahasuar me tremujorin e tretë të 2012-ës, ka një rënie prej 9.1%.

Krahasuar me tremujorin e katërt 2011 rritja është 4.5%. Volumi i prodhimit industrial ka një rënie prej 7.6% në tremujorin e katërt 2012 ndaj tremujorit të tretë 2012, ndërsa krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit të mëparshëm rritja është 9.1%.

Numri i të punësuarve në Industri rritet me 1.4% në tremujorin e katërt 2012 krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Ndërsa krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të mëparshëm numri i punonjësve ka rënie 0.8%. Në tremujorin e katërt 2012 ka një rritje të pagave prej 4.5% krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të mëparshëm, rritja e pagave është 4.1%.

HOTELERIA


Shifra e afarizmit në volum, vlerësuar me çmime fikse, deflatuar me Indeksin e Çmimeve të Konsumit,me vit bazë 2005=100, në tremujorin e katërt 2012, është rritur 2.2% krahasuar me tremujorin e tretë 2012.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2011 është rritur 29.5%. Numri i të punësuarve në Hotele është ulur 13% në tremujorin e katërt 2012 krahasuar me tremujorin e tretë 2012, ndërsa pagat e paguara janë ulur me 9.3% gjatë të njëjtës periudhë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar numri i të punësuarve është rritur 1.1% ndërsa pagat janë ulur 4.9%.

KOMUNIKIMI

Shifra e afarizmit vlerësuar me çmime korente në aktivitetin e komunikacionit është rritur 24.8% për të njejtën periudhë. Krahasuar me tremujorin parardhës, ky tregues në aktivitetin postar paraqitet me rritje 18.6%, ndërsa në Komunikacion paraqitet me rritje 9.5%.

Numri i të punësuarve në aktivitetin postar rritet 4.9% dhe pagat e paguara nga ndërmarrja rriten me 13.5%, ndërsa në komunikacion, numri i të punësuarve ulet 6.9% dhe pagat ulen me 0.8%, gjatë periudhës tremujori i katërt 2012 krahasuar me tremujorin e katërt 2011.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve

Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve