TIRANE- Shifrat e rritjes ekonomike, publikuar dje nga INSTAT-i, për  tremujorin e tretë 2014 dhe Vlerën e Shtuar Bruto tregojnë për një rritje të kënaqshme dhe shkojnë drejt garantimit të objektivit vjetor mbi 2% të rritjes ekonomike, siç është parashikuar edhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Rritja ekonomike e tremujorit të tretë 2014 ndaj një viti më parë ka qenë 3.3%, mbështetur nga një rritje cilësore në sektorët e tregtisë, hotelerisë, industrisë përpunuese, ndërtimit dhe shërbimeve. Në nëntë muaj, rritja shënoi 1.34 për qind.

Kontributin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë degët e ekonomisë si Tregti, Hotele dhe Restorante me 1.71 pikë përqindje, Shërbimet e tjera me 1.09 pikë përqindje, Ndërtimi me 0.81 pikë përqindje, Industria me 0.37 pikë përqindje dhe Bujqësia, Gjuetia dhe Pyjet me 0.24 pikë përqindje, ndërkohë që Posta dhe Komunikacioni kontribuan minimalisht me 0.15 pikë përqindje. Dega që ka kontribuar negativisht është vetëm Transporti me -1.05%, me rënie sidomos në transportin ajror.

Aktiviteti Bujqësor në tremujorin e tretë të vitit 2014 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë pati rritje prej 1.19%. Grupi i Industrive pati rritje prej 2.45% në tremujorin e tretë të vitit 2014 krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2013. Energjia Elektrike pati një rënie me 30.15 %.

Aktiviteti i Ndërtimit në tremujorin e tretë të vitit 2014 shënoi rritje 7.53 % krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2013.
Grupi i degëve Tregti, Hotele dhe Restorante pati një rritje prej 10.41%, ku tregtia ishte +11.11% ndërsa hotele dhe restorante patën rritje me 5.75%.

Aktiviteti i Transportit ka shënuar një rënie prej 24.07 % në tremujorin e tretë të vitit 2014 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë.
Sa u përket ndryshimeve në krahasim me tremujorin paraardhës, treguesi i Vlerës së Shtuar Bruto të ekonomisë shqiptare vlerësohet me një rritje prej 0.68 %.

 
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 9 janar 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) - See more at: http://shqiptarja.com/kulture/2730/e-mages-e-helidon-gjergjit-nd-r---m--t--mirat-e-2014-s-n--bot--264508.html#sthash.pBbb3dvQ.dpuf
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 10 janar 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)