INSTAT: Rriten me 6.2 % shitjet neto në 2014

/ATSH/- Bazuar në rezultatet paraprake të Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve (ASN), shitjet neto në vitin 2014 në ndërmarrjet që operojnë në prodhuesit e të mirave dhe shërbimeve, u rritën 6,2 % krahasuar me vitin 2013.
Kontributin më të madh në rritjen e shitjeve neto e japin prodhuesit e shërbimeve me 5,5 % pasuar nga prodhuesit e të mirave me 0,7 %. Me rritje paraqiten edhe treguesit e tjerë si numri i të punësuarve 7,7 %, investimet 12,2 % dhe numri i ndërmarrjeve 0,5 %.
Prodhuesit e shërbimeve realizuan 66,7 % të shitjeve neto dhe zënë 86,3 % të numrit të ndërmarrjeve, prodhuesit e të mirave realizuan 33,3 % të shitjeve neto dhe zënë 13,7 % të numrit të ndërmarrjeve.
Në raport me totalin e aktiviteteve ekonomike, prodhuesit e të mirave kanë 37,0 % të të punësuarve dhe realizuan 70,8 % të investimeve, prodhuesit e shërbimeve kanë 63,0 % të të punësuarve dhe realizuan 29,2 % të investimeve. Gjatë vitit 2014, ndërmarrjet në sektorin e tregtisë realizuan 50,2 % të shitjeve neto gjithsej dhe përbëjnë 42,7 % të numrit të ndërmarrjeve gjithsej. Ky sektor ka përfaqësimin më të lartë në punësim me 24,9 % të të punësuarve gjithsej.
Sektori i energjisë elektrike dhe ujit ka realizuar përqindjen më të madhe të investimeve me 28,8 % të investimeve gjithsej. Ndërmarrjet me 50 e më shumë të punësuar dominojnë ekonominë shqiptare dhe realizuan 44,5 % të shitjeve neto. Këto ndërmarrje kanë 39,7 % të të punësuarve gjithsej të aktiviteteve ekonomike të mbuluara nga kjo anketë dhe kanë realizuar 63,9 % të investimeve.
Në ndërmarrjet me 50 e më shumë të punësuar mbizotërojnë prodhuesit e të mirave për numrin e ndërmarrjeve (56,4 %), numrin e të punësuarve (54,2 %) dhe investimeve të realizuara (76,9 %). Ndërmarrjet me 1-4 të punësuar përbëjnë 88,8 % të ndërmarrjeve gjithsej. Në këto ndërmarrje janë punësuar 31,7 % të të punësuarve gjithsej dhe u realizuan 13,8 % të shitjeve neto. Në ndërmarrjet me 1-4 të punësuar mbizotërojnë prodhuesit e shërbimeve për numrin e ndërmarrjeve (89,1 %), numrin e të punësuarve (87,1 %) dhe shitjet neto (81,3 %).
Në prodhuesit e të mirave, shitjet neto janë rritur 1,8 % krahasuar me vitin 2013. Numri i të punësuarve u rrit 5,6 % dhe investimet u rritën 39,4 %. Numri i ndërmarrjeve në prodhuesit e të mirave është ulur 6,6 %. Kontributin më të madh në shitjet neto e jep industria nxjerrëse me 1,1%. Shitjet neto për sektorin e industrisë janë rritur 7,1 %, për sektorin e energjisë elektrike dhe ujit janë rritur 5,3 % ndërsa për sektorin e ndërtimit janë ulur 8,5 % krahasuar me një vit më parë.
Në sektorin e industrisë përpunuese, gjatë vitit 2014, shitjet neto arritën vlerën 192 miliardë lekë. Punësimi në këtë sektor shënoi rritje prej 7,0 % krahasuar me vitin 2013 duke zënë 53,1 % të të punësuarve të ndërmarrjeve prodhuese të të mirave. Ndërmarrjet e këtij sektori përbëjnë 60,2 % të numrit të ndërmarrjeve në prodhuesit e të mirave gjithsej dhe realizuan 8,0 % të investimeve. Në prodhuesit e shërbimeve, shitjet neto janë rritur 8,5 % krahasuar me vitin 2013.
Numri i të punësuarve u rrit 9,0 %, ndërsa investimet e realizuara u ulën 23,9 %. Numri i ndërmarrjeve në prodhuesit e shërbimeve është rritur 1,7 %. Kontributin më të madh në shitjet neto e jep sektori i tregtisë me 4,6 %. Në sektorin e tregtisë, gjatë vitit 2014, shitjet neto arritën vlerën 873 miliardë lekë.
Ky sektor ka 39,5 % të të punësuarve dhe realizoi 36,1 % të investimeve në prodhuesit e shërbimeve gjithsej. Ndërmarrjet e sektorit të tregtisë përbëjnë 49,4 % të numrit të ndërmarrjeve në këtë grup. Shitjet neto në sektorin e shërbimeve të tjera (arsimi dhe shëndetësia private, shërbime administrative, profesionale, shkencore dhe teknike, etj.) janë rritur 28,7 % krahasuar me një vit më parë. Ky sektor ka shënuar rritjen më të lartë prej 23,6 % e numrit të të punësuarve gjithsej.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai