INSTAT: Rritet 10.3% eksporti
në mars, kryesojnë fasonet PDF

INSTAT: Rritet 10.3% eksporti<br />në mars, kryesojnë fasonet PDF
TIRANE - Në muajin Mars 2014 eksporti i mallrave arriti vlerën 21 mld lekë, duke u rritur me 10,3% në krahasim me muajin Mars 2013 dhe 4,9% në krahasim me muajin Shkurt 2014. Rritje më të madhe vjetore ka patur në eksportet e grupeve: “Prodhime druri dhe letre” me 74,5%, “Produkte kimike dhe plastike” me 48,9% dhe “Tekstile dhe këpucë” me 41,3%.

Tekstilet dhe këpucët janë grupmalli që kanë ndikuar në 83% të rritjes, ndërkohë që grupmalli i minerale, lëndë djegëse e energji, që në tre vitet  fundit ka qenë udhëheqësi kryesor i zgjerimit të ndjeshëm të eksporteve shqiptare shënoi rënie për herë të parë. Në raport me vitin e kaluar, kur eksportet u zgjeruan me 16%, në 2014, po ngadalësohet një ngadalësim i ritmeve të rritjes, pikërisht për shkak të performancës së dobët të mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë.

Ulje më të madhe vjetore pati eksporti i grupit “Lëkurë dhe artikujt prej tyre” me 15%.

Në muajin Mars 2014 importi i mallrave arriti vlerën 42 mld lekë, duke u rritur me 10,7% në krahasim me muajin Mars 2013 dhe 8% në krahasim me muajin Shkurt 2014. Rritje më të madhe vjetore ka patur në importet e grupeve:
“Tekstile dhe këpucë” me 26,2%, “Prodhime druri dhe letre” me 21% dhe “Materiale ndërtimi dhe metale” me 18,2%. Ulje më të madhe vjetore pati importi i grupit: “Produkte kimike dhe plastike” me 2,7%.
Defiçiti tregtar i këtij muaji është 21 mld lekë, duke shënuar një rritje me 11,2% krahasuar me muajin Mars 2013 dhe 11,4% në krahasim me muajin Shkurt 2014.
Shkëmbimet tregtare me vendet e BE zënë 68,1% të të gjithë tregtisë. Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia (36,8%), Greqia (8,4%), Kina (5,6%) dhe Turqia (5%).

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç