Ekonomia në vitin 2015 u rrit me 2.59%. Instituti i Statistikave ka publikuar vlerësimin paraprak të rritjes ekonomike për vitin e kaluar, që nuk ka rezultuar me shmangie të mëdha nga vlerësimet fillestare, që mbështeteshin në statistikat tremujore, të cilat e vendosnin rritjen reale të prodhimit kombëtar në nivelin 2.61%.
Megjithëse as shifra e sotme nuk përfaqëson një rezultat përfundimtar, ajo konfirmon një hap të mëtejshëm të ekonomisë në rrugën e rimëkëmbjes, duke shënuar një përshpejtim të rritjes për të dytin vit radhazi. Megjithatë, duhet theksuar efekti i ndryshëm i deflatorit të Prodhimit të Brendshëm Bruto në rritjen ekonomike reale.
Nëse në vitin 2014 deflatori llogaritej në 1.8%, për vitin 2015 ai zbriti në 0.3%. Deflatori mat çmimin e produkteve dhe shërbimeve të reja të prodhuara në ekonomi gjatë një viti dhe përfaqëson diferencën mes rritjes ekonomike nominale dhe asaj reale.
Ajo që bie në sy për dy vitet paraardhëse është diferenca e madhe mes normës së inflacionit dhe deflatorit të PBB-së. Në vitin 2014, inflacioni ishte vetëm 0.7%, ndërsa deflatori rezultoi 1.8%.
Përkundrazi, vitin e kaluar inflacioni vjetor u rrit në 2%, ndërkohë që deflatori i PBB-së u ul në 0.3%. Rënia e drastike e deflatorit, në thelb, tregon një fakt kurioz: rritja nominale e prodhimit kombëtar për vitin 2015 ishte më e ulët se në vitin 2014.
Shifrat e Instat treguan edhe njëherë se, në masë dërrmuese, rritja ekonomike për vitin e kaluar ka ardhur nga kontributi i përbashkët i sektorit të ndërtimit dhe i degës së shërbimeve profesionale dhe atyre të administratës publike.
Pesha e investimeve në strukturën e rritjes ekonomike u rrit ndjeshëm në 26.3%, nga 24.6% që kishte qenë në vitin 2014. Ndërkohë, një kontribut të rëndësishëm ka dhënë edhe ngushtimi i efektit negativ të pozicionit të jashtëm.
Eksportet neto të mallrave dhe shërbimeve e zbutën ndikimin negativ në 17.26%, nga afro 19% që kishte qenë në vitin 2014. Një efekt të konsiderueshëm brenda këtij treguesi, përveç rënies së importeve, ka dhënë edhe rritja e eksporteve të shërbimeve, të lidhura kryesisht me turizmin hyrës.

dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com