Në vitin 2018, zënia e peshkut nga të gjitha kategoritë ujore, ka qenë 14.875 tonë nga 12.719 tonë që ishte në vitin 2017, duke pësuar një rritje me 17%.Të dhënat e fundit nga Insituti i Statistikave tregojnë se deri në vitin 2018 janë 632 subjekte të liçencuara për aktivitet peshkimi.
Flota vepron kryesisht në Adriatikun e Jugut, ku janë 73 subjekte të liçencuara më shumë se një vit më parë. Kjo tregon zhvillimin që po merr sektori vitet e fundit. Në vitin 2018, porti me numrin më të madh të anijeve të liçencuara është porti i Durrësit, me 37 % të flotës së përgjithshme.
Porti i Vlorës ka 31 % të numrit të përgjithshëm të flotës, pasuar nga porti i Sarandës me 16 %. Portet e peshkimit të Himarës dhe Lushnje-Fier janë ato me përqindjet më të vogla të subjekteve të liçencuara për peshkim, përkatësisht me nga 2,0 %. Pjesa më e madhe e flotës sonë është e përbërë nga anije me njica, që zë 67% si dhe anije peshkimi me tërheqje që ze 27,0 %, të cilat përdoren kryesisht për të peshkuar peshqit fundorë.
Për sa i përket kategorive ujore detare, bregdetare dhe lagunore, specia e cila ka rezultuar me përqindjen më të madhe të zënë është “Açuga” me 24,4 % ndaj totalit, pasuar nga “Karkaleci i thellësisë” me 20,6 % dhe “Merluci” me 14,1 %.
Ndërsa në ujërat e brendshme, specia “Krap” ka përqindjen më të madhe të zënë ndaj totalit, me rreth 23,6 %, pasuar nga “Skorta” 19,9 % dhe specia “Karas” me 19,8 %.
INSTAT përcakton peshkimin “Detar” si kategorinë me prodhimin më të lartë për sektorin, me 37,2 %, ndaj prodhimit total, pasuar nga “Akuakultura” me 34,5 % si dhe Ujërat e brendshme me 16,3 %, ndaj totalit.