I pranishëm në samitin e NATO-s në Vilnius të Lituanisë, kryeministri Edi Rama ka publikuar foto me krerët e vende anëtare të aleancës, ndërsa i konsideron ata “aleatë dhe miq”.
Në fotot e publikuara nga Rama në rrjetet sociale, mes të tjerësh, ai shihet me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni dhe Presidentin francez, Emmanuel Macron.
“Aleatë dhe Miq”, ka shkruar kryeministri krahas foto albumit.
Lajmi kryesor:
Rama në Lituani: Veriu i Kosovës rrezikon të kthehet në vatër zjarri, koha për dialog! NATO të mbajë qëndrim më të fortë përmes KFOR-it
Ora 20:45
Samiti në Vilnius, Rama publikon foto me krerët e vendeve anëtare të NATO-s: Aleatë dhe miq