INSTAT erdhi dje në Kuvendin e Shqipërisë, të miratojë formalisht, programin strategjik të cilit ka një vit që i ka kaluar koha. Duke marrë të mirëqenë faktin se gjithçka që vjen nga qeveria, apo nga institucionet e varura nga Kryeministri, miratohen pa një pa dy, besoj se dje hymë në librin Guiness: Miratim i një strategjie me fuqi prapavepruese, as është parë as është dëgjuar.
Programi statistikor 5 vjeçar duhet të ishte miratuar që prej janarit 2012. Ndërkaq, Kuvendi nuk e ka botuar në fletoren zyrtare programin e mëparshëm, duke shkelur kështu rëndë ligjin, por është mjaftuar vetëm me botimin e vendimit të miratimit të programit dhe kaq, gjë e cila nuk ka asnje vlerë reale.
Nga dokumenti i sjellë në Kuvend, provohet se Këshilli i Statitikave e ka miratuar në nëntor 2012 projekt-programin, pra 10 muaj me vonesë. Kjo duhet të mjaftojë që të kërkohet shkarkimi i Këshillit të Statistikave dhe riformatimi i tij.
Por, sipas shpjegimeve të drejtoreshës së INSTAT-it, fajin e kishte fillimisht EUROSTAT që kërkoi një plan strategjik 3-vjeçar dhe më pas faji kaloi tek Komisioni Statistikor pranë KE, i cili e kërkoi 5-vjecar.
Tingëllon pak e çuditshme që INSTAT i një vendi si Shqipëria, vend që prosperon e barabitet me Gjermaninë dhe shoqet e saj, nuk është në gjendje të ndajë nëse programi strategjik statistikor që i duhet vendit duhet të jetë 3 apo 5 vjeçar. Edhe kaq na duhet të na e thonë të tjerët?
Por çudia vazhdon edhe më tej. Si në programin e vonuar ashtu edhe në faqen elektronike të INSTAT-it rezulton se në vitin 2013, nuk do të publikohen të dhënat e anketës buxhetore familjare. Të dhënat e fundit të kësaj ankete janë publikuar në vitin 2007. Gjithashtu nuk do te publikohen as te dhënat për anketën e matjes së nivelit të jetesës, të dhëna këto që për Shqipërinë datojnë të kenë dalë deri në vitin 2008.
Nuk e di se sa i besueshëm është ky institucion në kushtet kur ka të tilla vonesa. Të dyja këto anketa duhet të na jepnin një pamje të plotë të kostos së jetesës në vend, të nivelit të jetesës, të varfërisë, të thellësisë dhe shtrirjes së varfërisë, etj. Keto janë disa të dhëna që përbëjnë edhe një debat të rëndësishëm publik, për të cilin ne si ligjvënës apo analistët, mediat, etj. nuk ndihmohen qëllimisht.
Po hyjmë në fushatë zgjedhore pa këto të dhëna, vetëm duke dëgjuar retorika të kryeministrit, ndërkohë që, që prej 2008 kemi: efektet e taksës së sheshtë, shtrenjtim të çmimeve të rregulluara energji elektrike dhe ujit te pijshëm, 4 - 5 fishim të tarifave të shërbimit shëndetësor për personat e pasiguruar dhe vendosje të TVSH-së 10 për qind për shëndetësinë, rënie të dërgesave të emigrantëve me 400 milionë dollarë krahasuar me 2007, shtrenjtim të çmimeve të ushqimeve bazë që tregëtohen në bursa ndërkombëtare grurë, sheqer, oriz, vaj, etj., shtrenjtim të çmimit të naftës me efekte të drejtpërdrejta dhe të tërthorta në buxhetet familjare.
Ndërkaq, mungesa apo pse jo edhe abuzimi me nxjerrjen e të dhënave reale që prekin drejpërdrejt qytetarët, bizneset-politikat dhe strategjitë e tyre si dhe diskutimet tona publike lidhur me shportën inflacioniste apo tipologjinë e shpenzimeve të familjeve shqiptare, ka vazhduar të japë një realitet tjetër nga ai që percepton qytetari shqiptar.
Thënë më thjesht, struktura e shpenzimeve të shportës së produkteve që një familje konsumon duhet të ishte ndryshuar përpara 5 viteve. Tani vijnë e na thone se anketa e buxheteve familjare, nga e cila del edhe tipologjia e shpenzimeve që rëndojnë në shportë, do bëhet çdo 3-muaj.
Po nëse ky program startegjik nuk realizohet, kush e mban përgjegjësinë: Eurostati? Komisioni Statistikor pranë KE? Kryeministri? Apo drejtori me 5 vjet mandat? Pasi edhe nëse e mban drejtori, ai nuk mund të largohet nga detyra, as kur nuk e realizon programin, as kur manipulon me shifrat, as kur bën vonesa të qëllimshme të të dhënave. Nuk ka asgjë të shkruar në ligj.
Rritja e kredibilitetit të këtij institucioni nuk bëhet as me justifikime si të klasës së parë fillore, as me marrjen nën sqetull të tij nga një individ, qoftë ky edhe kryeministër.
Në Progres-Raportin e fundit, BE shikon një problem të madh që lidhet me varësinë e këtij institucioni. Dikush mund të thotë se: kur i ka të gjitha institucionet nën thundër Kryeministri, çfarë problemi ka të ketë edhe statistikat!!!
Sot, për fat të keq, statistikat janë gjithmonë e më shumë të pabesueshme, të vonuara, të manipuluara, të deformuara dhe shumë shpesh në shërbim të pushtetit. Shtimi i administratës së këtij institucioni me njerëz gjysëm të shkolluar dhe pa eksperincë, por në këtë mënyrë lehtësisht të përdorshëm, nuk bën gjë tjetër veçse vazhdon të ulë reputacionin e tij.
Kjo ishte një arsye më shumë që na ka çuar në propozimin e kalimit të këtij institucioni shumë të rëndësishëm, në varësi të Kuvendit. Operatorët ekonomikë dhe publiku i gjerë kanë humbur plotësisht besimin tek INSTAT, që është kthyer në një instrument në dispozicion të propagandimit të gënjeshtrave të pushtetit.
Pas qershorit te ketij viti, ne do të kthejmë seriozitetin dhe pavarësinë e INSTAT, duke e vënë drejtimin e tij nën kontrollin e Kuvendit të Shqipërisë dhe produktin e tij ne sherbim te kujtdo.
Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 8 shkurt 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com