INSTAT: Shtator 2012
rriten eksportet dhe importi
Gjatë muajit të kaluar janë eksportuar 18.9 miliardë lekë mallra, me rritje 8.6 për qind në krahasim me gushtin dhe rritje me 11.4 për ind në krahasim me shtatorin e një viti më parë.
Gjatë muajit të kaluar janë eksportuar 18.9 miliardë lekë mallra, me rritje 8.6 për qind në krahasim me gushtin dhe rritje me 11.4 për ind në krahasim me shtatorin e një viti më parë.
Në raportimin mujor të Institutit të Statistikave thuhet gjithashtu se në muajin shtator u importuan 46.5 miliardë lekë mallra, edhe këto me rritje, por më të ulët, në masën 1.8 për qind në krahasim me gushtin 2012 dhe rritje 2.5 për qind në krahasim me shtator 2011.
Defiçiti tregtar i këtij muaji rezulton në masën 27.6 miliardë lekë, duke shënuar një ulje prej 2.4 përqindësh krahasuar me muajin paraardhës dhe një ulje prej 2.8 përqindësh krahasuar me shtatorin 2011.
Tregtia me vendet e Bashkimit Evropian ze 63.4 për qind të totalit. Partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia. Tregtia me Italinë ze 34.4 për qind të totalit, ndërsa me Greqinë 7.1 për qind.
Krahasuar me një muaj më parë, eksporti i grupit “Lëkurë dhe artikujt prej tyre” u rrit 2.3 herë, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” u rrit 68.5 për qind, “Tekstile dhe këpucë” u rrit 47.4 për qind, etj. Në të njëjtën kohë, sipas INSTAT-it, eksporti i grupit “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” u ul 15.8 për qind.
Importi i grupit “Lëkurë dhe artikujt prej tyre” u rrit 58 për qind në një muaj, “Tekstile dhe këpucë” u rrit 36.7 për qind, rritje shënuan edhe “Produkte kimike dhe plastike” në masën 31 për qind, etj.
Ka vazhduar të ulet importi i grupit “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi”, në masën 17.1 për qind, etj.
Në shtator importi i mallrave me akcizë arriti vlerën 7.7 miliardë lekë, duke zënë 16.5 për qind ndaj totalit të importit. Krahasuar me gushtin 2012, importi i mallrave me akcizë ka pasur ulje 22.9 për qind. Peshën më të madhe të këtyre mallrave të importuara, 77.9 për qind, e zënë nënproduktet e naftës.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.8%
-
Jo
53%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 2066
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Operacioni i SPAK/ Banushi te ‘5 Pyetjet’: Fetahu përdorte bandat për të goditur gazetarët! Prençi: Ura lidhëse mes Suel Çelës dhe prokurorëve e gjyqtarëve
25 Nëntor, 22:53
-
Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja
25 Nëntor, 22:34
-
Trump: Akuzat penale ndaj meje ishin rrëmbim politik, demokratët shpërdoruan taksat e amerikanëve për të goditur
25 Nëntor, 22:17
-
Vrasja e 14-vjeçarit në Fan Noli, pretendimi i Prençit: Dyshohet se 5 persona u përfshinë në sherr, një prej autorëve e ka prindin në polici
25 Nëntor, 22:09
-
Nga Suel Çela tek i vëllai, Report Tv zbardh emrat e 21 masave të sigurisë
25 Nëntor, 22:00
-
Vrasja e Martinit, gazetari te ‘5 pyetjet’: Të sqarohet a ishin dy thika në vendngjarje? Zëdhënësi i policisë: Një autor, po punohet për masa të reja sigurie në shkolla! Prençi: Dështim
25 Nëntor, 21:53
-
Rrëzimi i avionit në Lituani, ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Mund të jetë i lidhur me sabotim
25 Nëntor, 21:46
-
Shtëpia e Bardhë: Ka progres për armëpushimin në Liban, por ende nuk kemi arritur në fund
25 Nëntor, 21:44
-
Operacioni i SPAK, masë sigurie për Suel Çelën dhe vëllanë e tij
25 Nëntor, 21:28
-
E keni njohur Kosovën! Nervozohet Vuçiç: Nuk është thënë kurrë, nuk dua 'Serbinë e Madhe'
25 Nëntor, 21:18
-
SHBA/ Prokurori i Posaçëm Jack Smith kërkon pushimin e çështjeve ndaj Trump për ndërhyrje në zgjedhje dhe dokumenteve sekrete
25 Nëntor, 20:50
-
Australiani u zhduk në Theth, vëllai i tij kërkon ndihmë për gjetjen e 28-vjeçarit
25 Nëntor, 20:46