INSTAT: Tregtia me pakicë u rrit
me 6.4 % krahasuar me vitin 2013

INSTAT: Tregtia me pakicë u rrit<br />me 6.4 % krahasuar me vitin 2013
TIRANË - Në tremujorin e tretë të vitit 2014, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë është rritur 6,4 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës. Sipas raportit të publikuar sot nga Instituti i Statistikave, në grupin e tregtisë me pakicë pa përfshirë këtu tregtimin me pakicë të hidrokarbureve, indeksi i tregtisë u rrit me 4,4 % kundrejt të njëjtit tremujor të vitit të mëparshëm.

Në këtë tremujor, në grupin "ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara", indeksi i volumit të shitjeve është rritur 10,1 % krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2013, duke dhënë në këtë tremujor dhe kontributin më të madh në indeksin e volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë.

Indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë për grupin e "produkteve jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara (përjashtuar tregtimin me pakicë të hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara)", është rritur në nivelin 5,0 % kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës.

Në tremujorin e tretë 2014, në grupin "tregti hidrokarburesh në njësi tregtare të specializuara", indeksi i volumit të shitjeve është rritur 9,4 % krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2013, dhe 13,3 % krahasuar me tremujorin paraardhës.

Marrë nga ATSH

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Iran, incidenti me helikopterin ku udhëtonte presidenti Efraim Raisi, ja lista e pasagjerëve në bord

Iran, incidenti me helikopterin ku udhëtonte presidenti Efraim Raisi, ja lista e pasagjerëve në bord