INSTAT: Tremujori i parë
PBB rritet me 1.7 përqind

INSTAT: Tremujori i parë<br />PBB rritet me 1.7 përqind
TIRANE - Ekonomia shqiptare në tremujorin e parë të vitit 2013 u rrit me 1.7 për qind kundrejt tremujorit të parë të vitit 2012, ndërsa, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2012, u rrit me 0.7 për qind, bëri të ditur INSTAT. Në këtë tremujor degët që kanë pasur rritjet më të larta ishin Posta dhe komunikacioni dhe Industria respektivisht me 15.4 për qind dhe 14.8 për qind krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2012. Degët që u paraqitën me rënie në këtë tremujor krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti të mëparshëm ishin Ndërtimi, Transporti dhe Tregti, Hotele dhe Restorante respektivisht me 4.8 për qind, 2.9 për qind dhe 2.1 për qind.

Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2012 me rritje u paraqit Ndërtimi me 3.8 për qind, Industria me 3.3 për qind, Posta dhe komunikacioni me 1.4 për qind dhe Shërbime të tjera me 1.3 për qind. Transporti dhe Tregti, Hotele dhe Restorante u shfaqën me rënie krahasuar me tremujorin para-ardhës respektivisht me 2.3 për qind dhe 0.4 për qind.

Ritmet e rritjes në tremujorin e parë janë të ngjashme me ato të vitit të kaluar, që shënuan trendin më të ulët për dhjetë vitet e fundit. Degët që u paraqitën me rënie në këtë tremujor krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti të mëparshëm ishin Ndërtimi, Transporti dhe Tregti, Hotele dhe Restorante respektivisht me 4.8 përqind, 2.9 përqind dhe 2.1 përqind.

Rritje disi më të lehtë se mesatarja ka arritur bujqësia, me 2.1%, çka megjithatë përfaqëson një rezultat zhgënjyes, duke pasur parasysh nivelet e larta gjatë vitit të kaluar dhe pritshmëritë që ka nga sektori bujqësor edhe për këtë vit.
Ndikimi i krizës europiane dhe pasiguria e aktorëve ekonomikë e kanë dobësuar kërkesën agregate dhe kanë përcaktuar një rritje në më pak se gjysmën e atij që vlerësohet si potenciali prej rreth 5 përqindësh. Ndërkohë, gati të gjithë vendet fqinje kanë patur rezultate më të larta.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 06.07.2013
 
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Kina, Meksika dhe Kanadaja reagojnë ndaj kërcënimeve të Trumpit për tarifat tregtare

Kina, Meksika dhe Kanadaja reagojnë ndaj kërcënimeve të Trumpit për tarifat tregtare