INSTAT: Tremujori II
ekonomia rritet 2 për qind

INSTAT: Tremujori II <br />ekonomia rritet 2 për qind
TIRANE - Me një javë vonesë, INSTAT ka shpallur rezultatet e tremujorit të dytë në ndryshimin e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ekonomia në tremujorin e dytë të vitit 2012 u rrit me 2.04 për qind kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2011, ndërsa krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2012 u rrit me 0.93 për qind, njftoi Instituti i Statistikave. Në këtë tremujor degët që kanë pasur rritjet më të larta ishin posta dhe komunikacioni, industria, shërbimet e tjera dhe tregtia respektivisht me 9.9 për qind, 6.4 për qind, 5.6 për qind dhe 5.1 për qind krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2011. Degët që u paraqitën me rënie në këtë tremujor krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti të mëparshëm ishin ndërtimi dhe transporti respektivisht me 18.4 për qind dhe 7 për qind.
Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2012 me rritje u paraqit industria me 16.7 për qind, posta dhe komunikacioni me 4.3 për qind, transporti me 0.9 për ind dhe shërbimet e tjera me 0.8 për qind. Dega e ndërtimit dhe e tregtisë u shfaqën me rënie krahasuar me tremujorin paraardhës respektivisht me 12.1 për qind dhe 0.3 për qind. Dega e bujqësisë për këtë tremujor u rrit me 5.6 për qind, kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2012 dhe 1.4 përqind kundrejt tremujorit paraardhës.
Me hollësi, sektorët paraqiten si më poshtë.

Bujqësia. Aktiviteti bujqësor në tremujorin e dytë të vitit 2012 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë u rrit me 5.6 për qind dhe 1.4 për qind kundrejt tremujorit të parë të vitit 2012.

Industria. Grupi i industrive u rrit me 6.4 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2012 krahasuar kjo me tremujorin e dytë të 2011. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2012, dega e industrisë u rrit me 16.7 për qind.

Ndërtimi. Aktiviteti i ndërtimit në tremujorin e dytë të vitit 2012 pati rënie me 18.4 për qind krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2011 dhe me 12.1 për qind krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2012.

Tregti, Hotele dhe Restorante
. Ky grup pati një rritje prej 5.1 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2012 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë dhe një rënie prej 0.3 për qind krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2012.

Transporti. Aktiviteti i transportit në tremujorin e dytë të vitit 2012 u ul me 7.0 për qind krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë dhe u rrit me 0.9 për qind ndaj tremujorit paraardhës.

Postë-komunikacioni. Dega e postëkomunikacionit u shfaq me rritje prej 9.9 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2012 përkundrejt tremujorit të dytë të vitit 2011 dhe një rritje me 4.3 për qind përkundrejt tremujorit të parë të vitit 2012.

Shërbimet. Dega e shërbimeve në tremujorin e dytë të vitit 2012 pati rritje me 5.6 për qind kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2011 dhe një rritje prej 0.8 për qind krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2012.

(ge.ko/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja

Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja