INSTAT, ulet punësimi dhe
xhiroja në tregtinë me pakicë

INSTAT, ulet punësimi dhe <br />xhiroja në tregtinë me pakicë
TIRANE - Indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë në tremujorin e dytë ka shënuar një ulje në masën 1.2 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas Institutit të Statistikave (INSTAT), në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare të specializuara” indeksi i volumit të shitjeve është ulur me 0.6 për qind në këtë tremujor krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraardhës.

Në grupin “Tregtia, mirëmbajtja dhe riparimi i automjeteve dhe motoçikletave”, indeksi i volumit të shitjeve për tremujorin e dytë 2012 është rritur 10.6 përqind krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraardhës.

Indeksi i punësimit në “Tregtinë me pakicë” në tremujorin e dytë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është ulur 1.9 për qind.

(gk/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK, arrestohet në Itali 'truri financiar' Bujar Shega! Kush është biznesmeni nga Peqini dhe lidhjet e tij me Suel Çelën

Operacioni i SPAK, arrestohet në Itali 'truri financiar' Bujar Shega! Kush është biznesmeni nga Peqini dhe lidhjet e tij me Suel Çelën