Institucionet, ja vendet bosh
me kontratë të përkohshme
Publikohet lista e vendeve vakante në njësitë e qeverisjes qendrore, për të cilat kontrata e punësimit do të jëtë e përkohshme.
TIRANE- Publikohet lista e vendeve vakante në njësitë e qeverisjes qendrore, për të cilat kontrata e punësimit do të jëtë e përkohshme. Propozimi për kuotat e vendeve vakante për të cilat aplikohet kontrata e pjesshme vjen nga Ministria e Financave dhe u miratua nga Këshilli i Ministrave me Vendimin nr. 35, datë 29.01.2014 “Për përcaktimin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme në njësitë e qeverisjes qendrore, për vitin 2014”. Sipas kësaj VKM-je numri i punonjësve me kontratë të përkohshme në njësitë e qeverisjes qendrore, për vitin 2014, është 541 veta. Vendet vakante përfshijnë të gjitha qarqet e vendit dhe kohëzgjatja e ditës së punës varion nga 4 deri në 8 orë në ditë. Për pjesën më të madhe të vendeve vakante, kontrata përfshin një periudhë 12-mujore.
Për sa i përket efekteve financiare, për zbatimin e këtij vendimi, për vendet vakante me kontratë të përkohshme, ato përballohen nga shpenzimet korrente të miratuara në buxhetin përkatës të njësive të qeverisjes qendrore për vitin 2014. Përjashtimisht, për ALUIZNI-n, QTTB-të, për punonjësit e SHISH-it (shtëpitë e pushimit) dhe të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, efektet financiare përballohen vetëm nga të ardhurat e vetë institucionit.
Ndërkaq, për qendrat e transferimit të teknologjisë në Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, për shkak të veçorisë së punës, pagesa e punonjësve të kontraktuar përllogaritet sipas volumit të punës së kryer dhe paguhet sipas preventivit përkatës. Efektet financiare për pozicionet e kontraktuara për periudhën kohore vjetore fillojnë më 1 janar 2014. Në bazë të VKM-së, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ngarkohet të depozitojë një kopje të kontratës së lidhur për punonjësit që ushtrojnë profesionin mjek në institucionet e përcaktuara.
Shkrimi u publikua sot (07.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.8%
-
Jo
62.4%
-
Deri diku
5.8%
Vota total: 2270
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Superliga/ Java e 15-të nis me surpriza, Bylis mposht 1-0 Vllazninë në Ballsh! Të diel spikat derbi Tirana - Partizani
29 Nëntor, 15:23
-
Kuvendi një ditë pa "zhurmë" e molotovë! Fëmijë e të huaj në karriget e ligjvënësve: Mos harroni nga vini!
29 Nëntor, 15:13
-
U arrestua në Rinas, FOTO e turkut të dyshuar si kreu i trafikut të heroinës nga Irani në Europë
29 Nëntor, 14:56
-
KKT miraton lejen për ndërtimin kullave të reja në Tiranë, mes tyre 'Lift Tower' ku do vendoset Kadastra
29 Nëntor, 14:50
-
Keni flokë të yndyrshëm edhe pas larjes? Ky është gabimi që po bëni
29 Nëntor, 14:46
-
VIDEO/ Robert Lewandowski imiton shkëlqyeshëm Pep Guardiolën
29 Nëntor, 14:41
-
Lorenc Vangjeli: Bllokimi i Tiranës/ Dy pamje të ndryshme dhe një palë pranga në mes
29 Nëntor, 14:38
-
VIDEOLAJM/ Dita e falenderimeve në Florida, Trump dhe Musk të pandashëm
29 Nëntor, 14:36
-
'Kurti po sfidon flamurin e Shqipërisë me atë të Kosovës', deputeti i PDK-së: Bashkë me Osmanin pjesë e një agjende të dëmshme!
29 Nëntor, 14:27
-
'Qeveritë e shtetet po komunikojnë më shumë me SMS sesa me shkresa', Rama: Sfidë e madhe të shkruash historinë e këtyre kohëve (Fjala e plotë)
29 Nëntor, 14:16
-
SHBA/ Bëri diagnozën e gabuar, klinika gjobitet me 412 milionë dollarë
29 Nëntor, 14:12
-
Francë/ Notre Dame hapet 5 vite pas zjarrit! Macron viziton katedralen e rindërtuar
29 Nëntor, 14:03