Institucionet e qeverisjes qendrore i kanë rritur borxhet në tremujorin e parë të këtij viti. Shifrat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se stoku i detyrimeve të papaguara të ministrive, Kuvendit, Fondit Shqiptarë të Zhvillimit, Presidencës, KLP-së e Prokurorisë së Përgjithshme nga 3 miliardë lekë në fund të vitit 2023, kanë arritur në 3.5 miliardë lekë në fund të muajit mars.
Vlera më e madhe e borxheve të pashlyera i takojnë ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ndjekur nga Ministria e Brendshme dhe më pas e Mbrojtjes.
Investimet e papaguara kryesojnë listën për detyrimet e institucioneve. Referuar shifrave 1.4 miliardë lekë ishte vlera e investimeve të pashlyera, ku 1.2 miliardë lekë i takonin MIE-s, ndjekur nga Ministria e Financave me 38 milionë lekë, dhe ajo e Turizmit me 36 milionë lekë borxhe për investime.
Së fundmi Ministria e Infrastrukturës ka kërkuar shtesë fondesh prej 2.3 miliardë lekë me argumentin për të shlyer detyrime të prapambetura të krijuara rishtazi në 4 mujorin e I, të vitit 2024, në sektorin e transportit rrugor.
Vendimet gjyqësore mbajnë peshën e dytë më të madhe të detyrimeve të prapambetura, ku rol kyç luajnë largimet e punonjësve nga puna, e që përfundojnë në Gjykatë, ku më pas të larguarit shpallen fitues. Janë 953 milionë lekë detyrime që lindin nga vendimet gjyqësore, nga të cilat 556 milionë lekë i takojnë Ministrisë së Brendshme, 105 milionë lekë Ministrisë së Shëndetësisë dhe 100 milionë lekë detyrime për vendimet gjyqësore Ministria e Infrastrukturës dhe energjisë. Kjo e fundit ka kërkuar nga financat buxhet shtesë 1.8 miliardë lekë për shlyerjen e detyrimeve gjyqësore të formës së prerë pas vendosjes së sekuestro konservative.
Pjesa tjetër e borxheve të institucioneve shtetërore janë për mirëmbajtje, shërbime, sigurime shoqërore etj. Ndërsa borxhet e shoqërive ujësjellës-kanalizime, janë ulur në 209.5 milionë lekë, nga 227 milionë lekë që ishin në fund të vitit të kaluar.
BORXHET E INSTITUCIONEVE JANAR-MARS
Ministria e Infrastrukturës 1,438 mln lekë
Ministria e Mbrojtjes 627.2 mln lekë
Ministria e Brendshme 590.9 mln lekë
Ministria e Shëndetësisë 226.4 mln lekë
Institucione të tjera Qeveritare 214.5 mln lekë
Ministria e Financave 177.6 mln lekë
Prokuroria e Përgjithshme 105.6 mln lekë
Ministria e Ekonomisë 76.7 mln lekë
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë 41.6 mln lekë
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit 36.2 mln lekë
Fondi Shqiptar i Zhvillimit 31.5 mln lekë
Ministria e Drejtësisë 11.7 mln lekë
Ministria e Bujqësisë 0.6 mln lekë
Presidenca 0.1 mln lekë
TOTAL I DETYRIMEVE 3,579 mln lekë
BORXHET E INSTITUCIONEVE QENDRORE
Dhjetor 2023 3,012 mln lekë
Mars 2024 3,579 mln lekë
Diferenca +567 mln lekë
DETYRIMET PËR VENDIMET GJYQËSORE
Ministria e Brendshme 556 mln lekë
Ministria e Shëndetësisë 105 mln lekë
Ministria e Infrastrukturës 100 mln lekë
M.Q./E.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sipas jush, kush mund ta ndihmojë më shumë Shqipërinë në rast fitoreje?
-
Kamala Harris
36%
-
Donald Trump
58.1%
-
Nuk e di
6%
Vota total: 3576
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Buxhetin 2025 do ta ‘gllabërojnë’ rrugët, marrin 334 mln euro! Rritje 94 mln € edhe arsimit! Në fokus Shëndetësia, Siguria dhe Mbrojtja
29 Tetor, 17:00
-
PD padit sërish në SPAK Belinda Ballukun! Bardhi: Shit-blerje energjie në mënyrë të paligjshme, për 1 vit grabiti rreth 180 mln euro
18 Tetor, 11:44
-
Hekurudha Tiranë-Durrës, makineria e re nis nivelimin! Përfundon në vitin 2025
16 Tetor, 13:57
-
455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re
8 Tetor, 20:20
-
Biznes me borxhe! BSH: Mbi 37% e ndërmarrjeve me kredi për të paguar punonjësit
26 Shtator, 17:36
-
Pas protestave për aksin Thumanë-Kashar, qeveria dakordësi me banorët! Drejtuesi demokrat në Krujë: Do të kenë hyrje dhe dalje në zonat e tyre
11 Shtator, 19:52
-
Rishikimi i buxhetit/ Shkurtohen fondet për bujqësinë, i ikin 250 mln lekë! Infrastruktura merr 5.2 mld lekë
30 Gusht, 20:42
-
Mbetjet toksike/ Zv. kryeministrja e bëri përgjegjëse, koncesionari e rrëzon: Bëjmë vetëm ngarkim-shkarkim! Kontrata nuk përmend analiza
30 Gusht, 20:08
-
Shqipëria s'mund të pranojë rikthimin e anijeve me 816 ton mbetje toksike pa prova!' Ministria e Infrastrukturës dhe e Mjedisit dalin me deklaratë të përbashkët
24 Gusht, 18:06
-
Jep dorëheqjen Ceno Klosi, nga Tatimet shkon zv-ministër tek MIE! Elidjana Celaj do të jetë drejtoreshë e komanduar e Tatimeve
4 Qershor, 15:31
-
Paditën ujësjellësin e Vlorës dhe fituan, Balluku-vartësve në Vlorë: Do ju çoj në SPAK, ju bëj shembull! Jeni grup kriminal
31 Maj, 18:51
-
Minatorët 30 vjet në kërkim të statusit, protestë para Ministrisë së Infrastrukturës! Ndezin qirinj në nder të kolegëve që vdiqën në miniera
22 Shkurt, 13:32