Maternitetet, Spahia: Kushte skandaloze, reagon Ministria: Kemi kryer investime në të gjithë vendin

Maternitetet, Spahia: Kushte skandaloze, reagon Ministria: Kemi kryer investime në të gjithë vendin

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe deputeti i PD-së, Bardh Spahia

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka akuzuar ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliun se kushtet në maternitete janë sipas tij në një gjendje skandaloze.

Në statusin e tij, Spahia u shpreh se gjendja e shëndetësisë nuk ndryshon nga ajo e një viti më parë ku nënat dhe fëmijët e tyre duhet të marrin shërbimin në papërgjegjshmëri të plotë.

“Një vit më parë nqse e mbani mend, denoncova me forcë një rast të tmerrshëm të ndodhur në institucionet e drejtuara nga kjo Ministre ku në 10 ditë, 10 foshnje të posalindura, 10 nëna gjetën vdekjen në kushte dhe rrethana akoma misterioze.Gjendja sot nuk ndryshon aspak nga një vit më parë ku kemi një përkeqësim të situatës përsa i përket aparaturave, gjendjes së strukturave ku nënat dhe fëmija duhet të marrin shërbimin, dhe në papërgjegjshmëri të plotë, kemi deklarata mashtruese, të papërgjegjshme nga Ministria e Shëndetësisë.- shkruan ndër të tjera deputeti i PD-së.

Akuzave të tij i është kundërpërgjigjur ministria e Shëndetësisë, e cila me anë të një deklarate ka hedhur poshtë deklaratat e PD-së.

Në deklaratën e ministrisë shkruhet se vetëm gjatë një viti janë ndërtuar dy maternitete të reja dhe janë instaluar 30 inkubatrorë duke premtuar edhe investime në maternitete të tjera në vend.

“Vetëm gjatë vitit 2018 është investuar jo vetëm në Tiranë por në të gjithë maternitetet e spitaleve rajonale, ku janë instaluar 30 inkubatorë të rinj, nga të cilët, 11 janë të lëvizshëm. Gjithashtu 8 eko të reja i janë shtuar spitaleve rajonale për kujdesin ndaj nënës dhe fëmijës. Këtë vit u ndërtua Materniteti i ri i Sarandës, me standardin më të lartë të shërbimit shëndetësor. Një tjetër investim i rëndësishëm po përfundon, ndërtimi i Maternitetit të ri të Korçës. Me buxhetin 2019, do të nisë rijetësimi i materniteteve Kukës, Berat, Lezhë, Pogradec dhe Mat,”- thuhet më tej në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Reagimi i tij në Facebook vjen pas vizitës së ministres në repartin e Pediatrisë në Qendrën Universitare “Nënë Tereza”.  Për më shumë detaje (SHIKO KËTU)

DEKLARATA E PLOTË E DEPUTETIT:

Jam këtu sot për të denoncuar me forcë mashtrimet e rradhës së Ministres së Shëndetësisë të qeverisë Rama, e cila me paturpësinë dhe papërgjegjshmërinë më të madhe për gjendjen skandaloze të institucioneve shëndetësore, përgjegjëse për jetën e nënave dhe fëmijëve shqiptarë, zgjedh t’i përgjigjet me një propagandë shterpë, boshe tipike të rilindjes së famshme.

Një vit më parë nqse e mbani mend, denoncova me forcë një rast të tmerrshëm të ndodhur në institucionet e drejtuara nga kjo Ministre ku në 10 ditë, 10 foshnje të posalindura, 10 nëna gjetën vdekjen në kushte dhe rrethana akoma misterioze.

Gjendja sot nuk ndryshon aspak nga një vit më parë ku kemi një përkeqësim të situatës përsa i përket aparaturave, gjendjes së strukturave ku nënat dhe fëmija duhet të marrin shërbimin, dhe në papërgjegjshmëri të plotë, kemi deklarata mashtruese, të papërgjegjshme nga Ministria e Shëndetësisë.

Edhe një herë dua të thërras në vëmendjen tuaj denoncimin e tmerrshëm që bëmë ekzaktësisht një vit më parë, për situatën katastrofë ku gjenden strukturat përgjegjëse për jetën e nënës dhe fëmijës, për humbjen e jetës së nënave shqiptare.

Në atë kohë me papërgjegjshmëri totale dhe kriminale tentuan nga strukturat e Ministrisë së shëndetësisë për të mbuluar këtë fakt, u intimiduan mjekët shqiptarë, për të mbyllur gojën, për të mos denoncuar dhe e gjitha u la në harresë.

Vetëm pak ditë më parë, një investigim i BIRN, konfirmon akuzat të kësaj situate katastrofale ku ndodhen institucionet shqiptare.

Ministria zgjedhë të bëjë propagandë boshe, mashtruese për qytetarët shqiptarë.

Me papërgjegjshmëri të plotë, duke harruar se këtu kemi të bëjmë me jetën e fëmijëve shqiptarë, nenave shqiptare.

U bëj thirrje të marrin masa urgjente!

Deklarata e plotë e Ministrisë:

Në përgjigje të spekulimeve të Partisë Demokratike, i bëjmë me dije opinionit publik se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është e angazhuar në përmirësimin e cilësisë së shërbimit në spitale, me vëmendje të vecantë tek shëndeti i nënës dhe fëmijës.
Me investimet e vitit 2018, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka përmirësuar infrastrukturën shëndetësore jo vetëm në Tiranë por edhe në konsultoret e nënës dhe fëmijës në të gjithë vendin si dhe në maternitetet e spitaleve rajonale. 

Më konkretisht:
Me programin kombëtar të 300 qendrave shëndetësore MShMS ka investuar këtë vit në 45 konsultore të nënës dhe fëmijës dhe vijon investimin në 100 konsultore të tjera me buxhetin e vitit 2019.
Është investuar në maternitete që më parë ishin pa asnjë shërbim ose me shërbime të mangëta me programin e patronazhit, ku mjekë nga spitalet e Tiranës japin shërbim në ditë të caktuara në spitalet e rretheve. Si shembull mjafton të përmendet spitali i Burrelit, ku gjatë 2017 kishte vetëm 13 lindje ndërsa në 9 muajt e parë të këtij viti, me nisjen e programit të patronazhit, ka patur 163 lindje. 
Vetëm gjatë vitit 2018 është investuar jo vetëm në Tiranë por në të gjithë maternitetet e spitaleve rajonale, ku janë instaluar 30 inkubatorë të rinj, nga të cilët, 11 janë të lëvizshëm. Gjithashtu 8 eko të reja I janë shtuar spitaleve rajonale për kujdesin ndaj nënës dhe fëmijës. 
Këtë vit u ndërtua Materniteti i ri i Sarandës, me standardin më të lartë të shërbimit shëndetësor. Një tjetër investim i rëndësishëm po përfundon, ndërtimi I Maternitetit të ri të Korçës. Me buxhetin 2019, do të nisë rijetësimi i materniteteve Kukës, Berat, Lezhë, Pogradec dhe Mat.

Duke ftuar Partinë Demokratike të mos spekulojë edhe me shëndetin e të porsalindurve, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale garanton qytetarët se investimet me fokus nënën dhe fëmijën do të vijojnë në vitin 2019. Vit i cili do të nisë me bonusin e bebes për çdo fëmijë që vjen në jetë duke filluar nga Janari 2019.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Abc: 24/12/2018 19:10

    Nuk ve ne dyshim ate qe thoni, zonja ministre, por nje te hene dimri me çoi halli ne spialin e Vlores. Nuk kam fjale. Hidh nje sy. Ka dhe nje dispanseri aty. Vuri dinamitin, por kujdes te jene edhe doktoret brenda. Mjerim. Informacionin ta jepnin sanitaret perjashta se as ato nuk mund te qendronin brenda.

    Përgjigju
  • tori: 24/12/2018 18:04

    Ky eshte bodigardi numer 1 i Sales.Ndryshimi ne shendetesi ne qeverin Rama ne krahasim me at Berisha asht si nata me dite.Ka shume te meta por me at te qeveris Berisha ndryshon rrejsisht.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Kultivon qepë dhe sallatë, njihuni me Bujarin, fermerin e palodhur të Ndroqit: Nëse derdh djersë, merr diçka!

Kultivon qepë dhe sallatë, njihuni me Bujarin, fermerin e palodhur të Ndroqit: Nëse derdh djersë, merr diçka!