VLORE- Kadastra e Vlorës bëhet me drejtues të ri. Ditën e sotme në krye të këtij institucioni është emëruar Bilbil Aliaj. Ai zëvendëson në këtë post Taulant Canameti, drejtuesin e komanduar që qëndroi në krye të Kadastrës së Vlorës për rreth 4 muaj, pas dorëheqjes të bordit drejtues. Shkak i largimit të drejtuesve të Kadastrës së Vlorës u bë një vendim i Gjykatës së Lartë për një pronë në bregdet në Jalë.

Në datën 11 shtator të vitit të kaluar zbarkoi në këtë institucion anti-krimi ekonomik, ndërsa në hetim u vendosën 23 punonjës, pasi akuzohen se kanë tjetërsuar pronën e një personi në Jalë duke ia kaluar një tjetri.

Ndërkohë një ditë më parë është emëruar Gentjan Mahmutaj në krye të Kadastrës së Pogradecit, duke zëvendësura në këtë post Natalja Velon. Më herët ai ka mbajtur postin e regjistruesit në Zyrën Vendore të Regjistrimit në Pogradec për një periudhë 2-vjeçare.