Institutet e huaja ngrenë zërin kundër
OBSH: "Mishi është i këshillueshëm"

Institutet e huaja ngrenë zërin kundër<br />OBSH:
Institute të ndryshme në mbarë botën kanë reaguar fuqishëm kundër deklaratës së fundit të OBSH-së që lidhin mishin e kuq dhe të përpunuar me rrezikun nga kanceri. Me qëllim qartësimin e publikut rreth kësaj cështje më poshtë renditen zërat kryesore nëpër botë. 

Reagimi në Evropë
Qendra e Asociuar Europiane e Industrive të Prodhimit të Mishit hedh poshtë fuqishëm klasi􀂿 kimin e ri, duke e konsideruar të papërshtatshme vendosjen e një faktori të vetëm si shkaktarë për rritje të rrezikut të prekjes nga kanceri. Kjo çështje tepër komplekse varet nga një kombinim i shumë faktorëve të tjerë si mosha, gjenetika, dieta, mjedisi dhe mënyra e jetesës. Nuk mund të jetë vetëm një kategori produkti që përcakton shëndetin tonë, por dieta si e tërë, së bashku me faktorë të tjerë.

Fenavian, një shoqatë që përfaqëson industrinë Belge të përpunimit të mishit, thekson se mishi mbetet një element thelbësor për një dietë të balancuar dhe mos konsumimi i tij mund të çojë në mungesë të proteinave, hekurit dhe ushqyes të tjerë të rëndësishëm. Federata Gjermane e Industrisë së Mishit, nënvizon se kanceri nuk mund t’i faturohet vetëm një ushqimi të vetëm, por varet nga faktorë të tjerë si predispozita gjenetike, in􀃀 uencimi i mjedisit dhe stili i të jetuarit gjithashtu. Shoqata e Prodhuesve Hollandez të Mishit, nuk bien dakord me konkluzionet e IARC, me argumente të njëjta si shoqatat e Belgjikës dhe Gjermanisë. Organizata Italiane e Fermerëve – Coldiretti shpall “Jo terrorizëm ndaj mishit” duke qortuar ‘fushatën alarmante’ të vënë në zbatim.

Reagimi në Britaninë e Madhe
Paneli i Këshillimit për Mishin në Mbretërinë e Bashkuar beson se mishi i kuq apo ai i përpunuar nuk shkakton kancer dhe kjo për shkak të përmbajtjes së lartë në proteina dhe vlera ushqyese. Mishi ka një rol të vlefshëm në një dietë të shëndetshme dhe të balancuar. Bordi i Zhvillimit të Agrikulturës dhe Hortikulturës në Angli, vë në dukje faktin se provat shkencore të IARC që lidhin mishin e kuq dhe të përpunuar me kancerin janë të pabazuara. Në Britani, përveç institucioneve publike ka edhe një reagim nga studiues të pavarur si për shembull nga Cambridge.

Sipas studiueses Nurse Jean Mullin, e cila punon në Institutin e Cambridge të Kërkimit rreth Kancerit dhe gjithashtu ndihmon pacientë të sëmurë me kancer që janë në trajtim e sipër, përgjigjja është “Jo”. Ajo gjithashtu shprehet se ky lajm na jep mundësinë të rishikojmë dietat tona, por ngrënia e një sanduiçi me proshutë apo ndonjë salçiçe gjatë vakteve nuk shkakton ndonjë dëm. Dieta e shëndetshme ka të bëjë me mos abuzimin në sasi.”

Reagimi në Australi
Në një deklaratë lëshuar sot si përgjigje e raportit të IARC, Meat & Livestock Australia (MLA), thotë se promovimi i mishit të kuq si pjesë e një diete të balancuar dhe të shëndetshme është diçka e rëndësishme. MLA mbështetet nga Udhëzuesi i Dietave Australiane që rekomandon 455g/javë mishi të gatuar si pjesë e një diete të shëndetshme. Raporti i IARC përmend se konsumatorët duhet t’i referohen udhëzimeve mbi ushqyerjen sipas shteteve të tyre. – tha MLA.“Mishi i kuq është një burim natyror i hekurit, zinkut, vitaminës B12 dhe omega 3, ushqyes bazë për të patur një funksionim të mirë të trupit dhe mendjes. Fëmijët dhe femrat hanë më pak sesa sasia e rekomanduar e mishit të kuq dhe rezulton se një në pesë femra kanë një lloj mungese në rezervat e hekurit.” – vazhdoi MLA.

Kur bëhet fjalë për të parandaluar kancerin dhe sëmundje të tjera kronike si ato të zemrës apo diabetin, të dhënat tregojnë se një dietë e balancuar dhe një mënyrë aktive jetese janë shumë të rëndësishme.

Reagimi në SHBA
Instituti i Mishit i Amerikës së Veriut thotë se një deklaratë e Agjencisë Ndërkombëtare të Hulumtimit mbi Kancerin (IARC) që klasi􀂿 konte mishin e kuq dhe atë të përpunuar si “rreziqe” për kancer, anashkalon atë që dihet në përgjithësi për çështjen dhe shpërfill studime të shumta që tregojnë se midis konsumit të mishit dhe kancerit nuk ka asnjë lidhje, apo më tej ato studime që theksojnë për􀂿 timet shëndetësore të një diete të balancuar që përfshin edhe mishin.

Të dhënat shkencore tregojnë se kanceri është sëmundje tepër komplekse që nuk shkaktohet kurrsesi nga ushqime të caktuara dhe se një dietë e balancuar dhe mënyrë jetese e shëndetshme janë thelbësore për të patur shëndet të mirë. “Ishte e qartë ndërsa shihje mbledhjen e IARC që shumë prej pjesëmarrësve po synonin një përfundim të caktuar, pavarësisht të dhënave të vjetra, të dobëta dhe jo serioze. – tha Dr. Betsy Booren, Zv/drejtoreshë për Çështjet Shkencore në institutin e Mishit të Amerikës së Veriut, - Ata kanë torturuar të dhënat për të siguruar një përfundim tendencioz.”

Panelit të IARC ju kërkua detyra e thjeshtë për të zbuluar rreziqe të mundshme që mishi mund të shkaktojë në sasi dhe në rrethana të caktuara, por nuk ju kërkua që të konsiderojë edhe përfitimet nga mishi që janë më të mëdha se rreziqet e përmendura, si për shembull vlerat ushqyese të mishit, apo komplikimet që organizmi ka nëse redukton më shumë sesa duhet apo e shmang mishin nga dieta e përhershme. “Ata që ushqehen sipas një diete mesdhetare hanë dyfishin e sasisë së rekomanduar të mishit të përpunuar.

Por vende të tilla me dietë mesdhetare si Italia, Franca dhe Spanja kanë gjithashtu edhe ndër popullsitë më jetëgjate në botë dhe me shëndet të shkëlqyer,” tha Dr. Booren. Mishi është i mbushur me vlera ushqyese për njerëzit dhe jetësor për njerëzit, sidomos për fëmijët. Përmban vitaminë B12, B6 dhe D3, proteina, hekur dhe zink. Mishi përmban proteina të plota, që do të thotë se ka të gjithë aminoacidet që trupi ynë ka nevojë. Proteinat jo të mishit nuk janë të plota dhe duhet të hahen kombinuar me ushqime të tjera për të marrë të gjithë aminoacidet.

“Vendimi i IARC thjesht nuk mund të aplikohet tek shëndeti i njerëzve sepse merr në konsideratë vetëm një pjesëz të së tërës: riskun teorik. Por risqet dhe përfitimet duhen analizuar së bashku përpara se t’u thuhet njerëzve çfarë të hanë, pinë, marrin frymë, apo ku të punojnë.” tha ajo. 
 
 
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 14 Nentor 2015

Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar