Instituti i Vjenës rishikon me rritje PBB-në e Shqipërisë, vala e tjetër e pandemisë nuk krijon recesion

Instituti i Vjenës rishikon me rritje PBB-në e Shqipërisë, vala e tjetër e pandemisë nuk krijon recesion

Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës përmirësoi pritshmëritë për rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto këtë vit dhe në dy vitet në vijim. Në projeksionet e reja për 23 vendet e Evropës Qendrore, Lindore dhe Jug-Lindore, ku bën pjesë edhe Shqipëria instituti rishikoi me rritje projeksionet për ekonominë e 20 vendeve.

Ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 5 për qind më 2021 nga 4.5 për qind që ishin parashikimet e prillit 2021. “Fushata e vaksinimit masiv e filluar në mars ka pasur efektin e dëshiruar dhe numri i rasteve COVID-19 ka rënë dukshëm. Megjithatë, ekzistojnë rreziqe negative nga variante të reja të virusit dhe nga fluksi i turistëve. Partia Socialiste doli fituese nga zgjedhjet e Prillit 2021 dhe do të qeverisë vendin për një mandat të tretë. Kjo nënkupton një stabilitet të caktuar dhe vazhdimin e disa projekteve të infrastrukturës që do të tërheqin investime. Kështu, ne kemi përmirësuar parashikimin tonë të rritjes për 2021 nga 4.5% në 5%, dhe për dy vitet e ardhshme në mbi 4%” argumentohet në deklaratën zyrtare të Institutit të Vjenës për Studimeve Ekonomike Ndërkombëtare.

Më tej ata analizuan ecurinë e ekonomisë shqiptare në tremujorin e parë të vitit 2021. Rritja u përshpejtua në 5.5% në tremujorin e parë e 2021. Eksportet e mallrave pësuan rritje me 35% në katër muajt e parë të 2021, ndërsa eksportet e shërbimeve shënuan rritje kryesisht prej turizmit, i cili këtë vit do të mbështetet tek vizitorët nga vendet fqinje.

Një valë e re e COVID-19 dhe shtrëngimi i parakohshëm fiskal janë rreziqet kryesore për rimëkëmbjen.

Në parashikimin e ri të verës, Instituti pret që 23 ekonomitë e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore (CESEE) të rriten me 4.2% në 2021, një rishikim në rritje prej 0.4% krahasuar me parashikimin e Prillit.

Pavarësisht nga gjendja dëshpëruese shëndetësore Rajoni i Europës Juglindore e mbylli vitin 2020 shumë më mirë sesa pritshmëritë e fillimit të pandemisë në pranverën e vitit të shkuar.

Rritja në CESEE do të drejtohet kryesisht nga konsumi privat. Konsumi do të nxitet nga kursimet e akumuluara nga viti 2020 dhe huadhënia bankare. Investimet e biznesit do të kontribuojnë gjithashtu, me kompanitë që nisin projekte të reja dhe ata që i kishin pezulluar më 2020.

Punësimi pritet të rritet në gjysmën e dytë të vitit, ndërsa papunësia do të ulet, por faktor vendimtar pritet të jetë mbështetja fiskale e siguruar nga qeveritë .

Inflacioni do të jetë më i lartë se sa pritej më parë, i nxitur kryesisht nga rritja globale e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve. Inflacioni mesatar në CESEE në maj ishte 4.5%, niveli më i lartë 2015. Por inflacioni i lartë do të detyrojë bankat qendrore të rrisin normat e tyre të interesit në 2021.

Rreziku kryesor për rimëkëmbjen ekonomike në CESEE është një valë e re e COVID-19. Imuniteti i tufës nuk do të arrihet në shumicën e vendeve të CESEE, pasi vaksinimi nuk po e përmbush këtë mision. Sidoqoftë, një valë e re nuk ka gjasa të sjellë të njëjtin dëm ekonomik si valët e mëparshme. Ekonomitë në të gjithë rajonin kanë mësuar të përballen me pandeminë. Kështu, një valë e re COVID-19 do të çojë vetëm në një ngadalësim të rritjes, sesa në një recesion, analizoi institutit i Vjenës për Studimeve Ekonomike Ndërkombëtare. /Monitor

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja