Gjuha italiane është një nga gjuhët më të përdorura në vendin tonë, për këtë arsye Instituti Italian i Kulturës i ka kushtuar një ditë tërësisht me aktivitete në kuadër të javës së gjuhës italiane në botë dhe ditës ndërkombëtare të bibliotekave.
Nën moton “Kërkim-Zbulim- Inovacion” Italia e Dijes sjellë nën kujdesin e Presidentit të Republikës Italiane, Giorgio Napolitano u shfaqën programe të detajuara për të gjitha moshat, nga ekspozimi i punimeve për fëmijët e vegjël e deri tek ndarja e certifikatave “Celi”, të cilat i shpërnadu Ambasadori Italian Massimo Gaiani.
Drejtorsha e Institutit Italian të Kulturës Fulvia Veneciani shprehet për mikrofonin e A1 Report rreth eventeve të ditës:
“Kemi organizuar një ditë me dyer të hapura ashtu si edhe çdo vit, por këtë vit e kemi bërë në ditën ndërkombëtare të bibliotekave, pasi prej kohësh kemi një bibliotekë të re, të cilën donim ta inauguronim”.
Ndërkohë Ambasadori Gainai gjatë fjalës së tij theksoi rëndësinë e mësimit të gjuhëve të huaja por edhe të italishtes si një gjuhë të përdorur në vendin tonë.
“Kjo është një hallkë e rëndësishme e gjithë gjuhëve dhe ne me anë të ndihmës tonë kemi arritur ta shpërndajmë këtë gjuhë të pëlqyer në të gjithë botën për muzikalitetin e saj, për raportin që ka me kulturën, me muzikën, me artin dhe që në Shqipëri ka një vlerë të rëndësishme”.
Gjatë eventeve të ditës së enjte e ftuar ishte edhe autorja e fjalorit të kombinimeve të fjalëve italiane Paola Tiberi, e cila ka shprehur rëndësinë e përdorimit të këtij fjalori për këdo që është duke mësuar italisht.
“Kur flasim përdorim kombinimet. Fjalët nuk mund ti përdorim vetëm por të lidhura me njëra-tjetrën dhe kombinimet nuk janë njëlloj nga një gjuhë në tjetrën. Për këtë arsye është e rëndësishme të njohim sa më shumë të tilla”.
Muaji tetor pritet të jetë muaji i dedikuar gjuhës italiane në botë dhe Institui Italian i Kulturës pritet të sjellë evente të shumta jo vetëm në Tiranë por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë si Durrës, Shkodër, Korçë etj.

(Foto nga aktiviteti)
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com