Instituti Italian i Kulturës në Shqipëri, në bashkëpunim me Bashkinë e Beratit, ka hapur filialin e tij në Bibliotekën e qytetit. Qëllimi parësor është mbështetja e jetës sociale, kulturore dhe arsimore, por edhe zhvillimi i gjuhës dhe kulturës italiane, zgjerimi i informacionit dhe materialeve në fusha të ndryshme mbështetur në bibliotekën e ngritur enkas pranë filialit të qytetit.

Biblioteka do të shërbejë për informimin e nxënësve për shkollat dhe universitetet shtetërore dhe për konsultimet mbi mundësitë e studimit jashtë shtetit, etj.

Ky filial do të krijojë edhe mundësinë e pjesëmarrjes në aktivitete të ndryshme kulturore përfituese për nxënësit duke praktikuar gjuhën Italiane por edhe duke u angazhuar më shumë në portofolin Linguistiko- Kulturor Italian. Instituti Italian i Kulturës, tashmë është atashuar pranë Bibliotekës Publike “Vehxhi Buharaja” në këtë qytet.

Shkrimi u publikua sot(25.09.2014) në gazetën Shqiptarja.com(print)