'Integrated Energy' dhuron mjete shkollore për fëmijët dhe stafin pedagogjik në shkollën 9-vjeçare të Sharrës

Integrated Energy” shoqëria koncesionare, e cila operon në Zonën e Trajtimit të Mbetjeve në Tiranë, këtë fillim viti të ri shkollor, ofroi kontributin e saj në shkollën 9-vjeçare të Sharrës. Stola për ambiente të jashtme të shkollës, karrige për sallën e mësuesve, pajisje dhe mjete kancelarie, çanta  për nxënësit, maska, sterilizues për masat antiCovid dhe detergjentë për ambientet e shkollës, ishin një pjesë e ndihmave, të cilat do të përballojnë për një kohë të gjatë nevojat e nxënësve dhe të shkollës ku ata do të mësojnë. Nuk është hera e pare që IEBV asiston dhe plotëson nevojat emergjente të kësaj shkolle. Madje rikonstruksioni i saj është pikërisht një dhuratë e IEBV. Për administratoren e “Integrated Energy” Ariola Kodra, fokusi i shoqërisë në arsim dhe në komunitet, ka qenë dhe do të jetë prioritar.

'Në kuadër të përgjegjësisë sociale që ka ndërmarrë shoqëria “Integrated Energy” për të ardhur në ndihmë të komunitetit siç është edhe shkolla 9-vjeçare e fshatit Sharrë. Në jemi përpjekur që të kontribuojmë vazhdimisht në ndihmë të tyre, aktivitete tona kanë qenë të vazhdueshëm dhe do të vijonë të jenë të tilla. Qëllimi i shoqërisë tonë nuk është vetëm brenda përbrenda të trajtimit të mbetjeve në Tiranë, por edhe ardhja në ndihmë e komunitetit përreth. Kemi bërë disa donacion sociale dhe mjedisore. rëndësi i kemi kushtuar edhe arsimit pasi edukimi i brezave është kusht për zhvillim", tha Ariola Kodra, Administratore e IEBV.

Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Social në Bashkinë e Tiranës e konsideroi bashkëpunimin e biznesit dhe arsimit  të domosdoshëm  për përmirësimin vazhdimisht të kushteve në ambientet mësimore.

"Mjetet me të cilat u sollën dhe të gjithë element jo vetëm për fëmijët dhe për stafin patjetër e bëjnë më të plotë të gjithë ndihmesë",  tha Anisa Subashi, Drejtorja e Përgjithshme e Shërbimit Social në Bashkia Tiranë.

"Këto materiale na duhen se kjo është një zonë e varfër dhe fëmijët vijnë nga familje të me probleme sociale, ne ia dimë për faleminderit  landifillit dhe kjo të mos jetë hera e fundit që të na ndihmojë", tha  Fatos Aga, drejtori i Shkollës 9-vjeçare Sharrë.

IEBV garantoi drejtuesit e këtij institucioni, se do të jetë gjithmonë aty për të qenë një mbështetje e nevojave të shkollës gjatë gjithë vitit. 

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar