SHKODER – Faktori ndërkombëtar bën thirrje për përshpejtimin e përmbylljes së Reformës Zgjedhore brenda afatit të caktuar kohor. Nga Shkodra, ambasadori i Bashkimit Europian, Ettore Sequi ka deklaruar se koha për të përmbushur Reformën Zgjedhore është shumë pranë limitit kohor ndaj dhe duhet të ketë një bashkëpunim mes mazhorancës dhe opozitës. Ambasadori Sequi gjithashtu theksoi se marrja e statusit varet nga Shqipëria, por nuk duhet nxituar.
Gjithsesi Sequi nënvizoi se nëse ekziston vullneti i klasës politike, 12 rekomandimet e BE mund të përmbushen deri në nëntor. “Ne kemi besim te dialogu”, tha ai. Sequi citoi komisionerin e BE-së për Zgjerimin, Stefan Fyle, ndërsa theksoi se përsa i përket 12 rekomandimeve të Brukselit koha tashmë po kalon.
Pedonalja e “Gjuhadolit”
Ambasadori i BE-së, ka vizituar sot Shkodrën së bashku me ministrin e Kulturës, Aldo Bumçi, për të inspektuar punimet në pedonalen e qytetit. Në këtë sezon turistik, pedonalja e “Gjuhadolit” në Shkodër luan një rol të rëndësishëm në rritjen e numrit të turistëve të huaj në këtë qytet.
Ambasadori Sequi ka deklaruar se një nga qëllimet e Bashkimit Europian është edhe promovimi i vlerave kulturore dhe për këtë qëllim BE ka investuar në këtë projekt të rëndësishëm për qytetin e Shkodrës. Ndërkohë që nga ana e tij, ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve u shpreh se ky investim luan një rol të madh në rritjen e numrit të turistëve të huaj në qytetin e Shkodrës.
Rritja e numrit të turistëve, kërkesat që bëjnë agjencitë turistike për vizita në objektet monument kulture, kanë bërë që investimet të jenë të vazhdueshme në këtë sektor në qytetin e Shkodrës. Projekti i rikonstruksionit të rrugës "Gjuhadol" me një vlerë prej 1.2 milionë eurosh, investim i përbashkët mes BE-së dhe qeverisë shqiptare, është investimi më i rëndësishëm në ruajtjen e identitetit arkitekturor të një rruge të vjetër të qytetit të Shkodrës.
(bgj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com