TIRANE – Bashkimi Europian, përmes ambasadorit të tij në Tiranë, Ettore, Sequi, i ka kërkuar edhe një herë tjetër sot autoriteteve shqiptare që vullnetin për progres ta pëkthejnë në fakte, “në të mirë të qytetarëve shqiptarë”.
“Shikojmë përpara për progresin dhe sfidat. Shqipëria duhet t’i adresojë sfidat për të bërë progres, rreth opinionit të Komisionit Europian – tha Sequi gjatë takimit të rradhës të Komitetit të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri – Mirëpres planin e aksionit që ne besojmë në kapacitetin e Shqipërisë nëpërmjet dialogut progresiv. Vullneti për progres mund të përkthehet në arritje konkrete në të mirë të qytetarëve shqiptarë”.
“Jemi të gatshëm për të ndihmuar Shqipërinë në këtë detyrë – theksoi ambasadori i BE në Tiranë - Jemi këtu për tju ndihmuar, por kjo është përgjejgësia juaj për të ardhmen përpara.”
Ndërsa Pierr Mirel, drejtor për Ballkanin në Bashkimin Europian, deklaroi në takim se “pamë hapa pozitivë muajt e fundit. Mirëpresim planin e veprimit dhe dialogun. Duhet dialog gjithpërfshirës, për integrimin”, tha ai, që është dhe një “projekt madhor kombëtar”.
Nga ana e saj, ministrja Majlinda Bregu kërkoi një “angazhim të qartë nga të dyja palët për përgatitjen e zgjedhjeve të ardhshme. Do të ketë shumë cështje për të treguar se Shqipëria i ka zbatuar të gjitha masat e MSA, ka lajme të mira”, tha ajo.
”Liberalizimi i vizave është histori suksesi përsa i përket anës së Shqipërisë” tha ministrja e cila mbi kushtet e BE theksoi se “jemi të bindur se më shumë progres duhet bërë në muajt e ardhshëm. Kushtet e BE janë më kërkuese se më pare”, tha ajo.
“Mendoj se është e rëndësishme që të vazhdojmë përpara iniciativat tona – theksoi Bregu - dhe gjithçka do të verësohet me ndershmëri. Besoj se kjo do tëjetë e mundur.”
(im/aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com