SUEDI-Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, ndodhet sot në Suedi me ftesë të ministrit të jashtëm suedez, Carl Bildt. Në takimin që do të zhvillohet sot mes dy kolegëve do të diskutohen çështje të integrimit evropian të Shqipërisë, ecuria e marrëdhënieve dypalëshe, mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të tyre, sidomos në fushën ekonomike, por edhe zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, etj.
Gjatë kësaj vizite Haxhinasto do të takohet edhe me Sekretarin e Shtetit për Çështje të BE-së, z. Oscar Waglund, me Kryetarin e Parlamentit, z. Per Westerberg, me Ministren për Tregtinë, znj. Ewa Bjorling, si dhe me Sekretarin suedez të Shtetit, z. Frangk Belfrage.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com