Integrimi dhe negociatat/ Rama për gjermanen Bild: BE po shkel premtimet, ne kemi plotësuar të gjithë kushtet! Liderë të shteteve anëtare po na pengojnë për populizëm

Kryeministri Edi Rama është shumë i qartë me Bashkimin Europian. Unioni duhet të mbajë premtimet dhe të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Këtë deklaratë Rama e ka bërë në një intervistë për gazetën gjermane 'BILD'. 

Kreu i qeverisë së Shqipërisë akuzon krerët e shteteve të Bashkimit Evropian për bllokimin e pranimit të vendit dhe Maqedonisë së Veriut.

“BE ka ‘thyer premtime’ dhe po çon një përçarje në popujt e Ballkanit me ‘cinizëm politik’. Si në historinë “Në pritje të Godosë”, thotë Rama në një artikull ekskluziv për BILD. “Vetëm flitet, por asgjë nuk ndodh!”.

Rama ka nënvizuar edhe një herë se ishte vetë Këshilli i BE-së ajo që e ka përcaktuar vetë qartë në vitin 2018 që 2 vendet kanë plotësuar kushtet. 

“Ishte një ambicie e dashur për shumë kohë nga kombet tona, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe kështu t’u mundësojnë qytetarëve tanë të përfitojnë nga një treg i lirë dhe të marrin pjesë në këtë demokraci të madhe. Më lejoni të bëj të qartë diçka: si Kryeministër i Shqipërisë, unë e njoh plotësisht që ne nuk jemi gati të anëtarësohemi në Bashkimin Evropian sot, as Maqedonia e Veriut ose pjesa tjetër e Ballkanit Perëndimor. Ka shumë kërkesa që ne duhet të plotësojmë në mënyrë që të bëhemi anëtar. Por dy kombet tona, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, kanë përmbushur të gjitha dhe më shumë kushtet e nevojshme për të filluar me të vërtetë procesin e negociatave me Brukselin. Një fillim i tillë i negociatave u vendos gjithashtu nga vetë Këshilli i BE në 2018”, ka thënë Rama.

Mbajtja e premtimeve nga ana e Bashkimit Evropian ishte një mesazh i dhënë në Tiranë edhe nga ministri për Evropën i vendit më të rëndësishëm të Bashkimit Evropian, Michael Roth. Për Gjermaninë përcaktimi i datës së konferencës së parë ndërqeveritare për negociatat të BE-së me Shqipërisë duhet të merret sa më shpejt pasi Shqipëria i ka plotësuar kushtet.

"Në politikë vendimet merren sipas fakteve dhe faktet janë të qarta në rastin e Shqipërisë dhe Maqedonisë janë të qarta. Të dyja shtetet kanë plotësuar kushtet dhe duhet të nisin menjëherë negociatat për anëtarësim", pati thënë Roth. 

Kujtojmë se çështja e përcaktimit të një date për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare të Shqipërisë me Bashkimin Evropian pritet që të vendoset më 22 qershor në mbajtjen e mbledhjes së Këshillit Evropian më 22 qershor. Deri tani Komisioni Evropian vijon që të apelojë Këshillin që ta përcaktojë sa më shpejt të jetë e mundur këtë datë.  Tashmë ka mbetur vetëm një pengesë për mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare që është qëndrimi i Bullgarisë. Për arsye të përplasjeve me Maqedoninë e Veriut qeveria bullgare bllokon kështu automatikisht edhe Shqipërinë, pasi pritet që përcaktimi i datës të bëhet për të dyja shtetet njëherazi. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:41
Rama për Bild: Cinizmi politik i disa krerëve të vendeve të BE, kërcënim për rajonin tonë po aq sa COVID-19

1622882539_Screenshot4.jpg

Në intervistën e dhënë për gazetën gjermane 'Bild' Kryeministrei Rama është shprehur se krerë të vendeve të Bashkimit Evropian kanë bllokuar procesin e negociatave për arsye populizmi.  

Rama është shprehur se cinizmi politik i disa krerëve të vendeve të BE është kërcënim për rajonin tonë po aq sa COVID-19.

"Mos ishte mosgatishmëria e qeverive të caktuara për të zgjedhur një kurs që do të ishte jopopullor për disa votues? Një përgjigje e vërtetë për këtë pyetje është jetike pasi cinizmi politik përbën po aq kërcënim për rajonin tonë sa pandemia e COVID-19. Partia ime arriti të kalonte në zgjedhjet e fundit parlamentare në Shqipëri, me gjithë vonesat në procesin e integrimit. Ne jemi legjitimuar nga shumica e popullsisë sonë për të filluar negociatat. Vendi ynë mbetet i ndarë politikisht", ka thënë Rama.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 23/06/2021 00:42

    Kësaj i thonë: Ndërro emrin, tuaj je Bullgar, që të bësh tregti me me Francën!

    Përgjigju
  • GOLI: 05/06/2021 13:36

    SKEMI NEVOJE PER ATE LAVIRE TE VJETER...QELLIMI I TYRE ESHTE QE TE TE SHFAQIN SI NJE TRAP PEDERASTI DHE ME PAS TE SHIKOJNE...........

    Përgjigju
  • gret: 05/06/2021 11:20

    ik o budalla se ty ste pjerdh njeri,te futi ne borxhe edhe erdogani, je borxhliu me i madh ne historine e shqiperise

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër