Integrimi europian, Kumbaro: Me
rëndësi edhe interpretimi gjuhëso

Integrimi europian, Kumbaro: Me<br />rëndësi edhe interpretimi gjuhëso
TIRANE- Pas marrjes së statusit të vendit kandidat, tashmë Shqipërisë i duhet një përgatitje në të gjitha mjetet gjuhësore, për t’u anëtarësuar në BE. Në këto kushte, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Interpretimit në Komisionin Europian Marco Benedetti. Aktualisht, në Bashkimin Europian janë zyrtarisht 24 gjuhë por, këto gjuhë mund të shtohen kur Shqipëria të jetë anëtare me të drejta të plota të saj.
 
Kumbaro u theksoi se, multilinguizmi është vlerë Europiane për të cilët Shqipëria e mbështet si në kuadrin e politikave kulturore, ashtu dhe në kuadrin e politikave gjuhësore.
 
Ndërsa drejtori i përgjithshëm për Interpretimin në Komisionin Europian, Marco Benedetti, u shpreh se ndodhen në Shqipëri për të ndihmuar që vendi ynë të bëhet pjesë e Bashkimit Europian.
 
 “Ne jemi këtu për t’i ndihmuar autoritet shqiptare që vendi të bëhet shtet anëtar i Bashkimit Europian. Puna jonë si drejtori e interpretimit është që të përgatisim një brez të ri të përkthyesve dhe mësuesish. Shqipëria është vendi i 18 që unë përgatis përsa i përket afrimit me çështjet gjuhësore me BE. Nga ana tjetër ne jemi të kënaqur me sjelljen e autoritete shqiptare, ku kërkohet një bashkëpunimin me institucionet kulturore dhe arsimore”, tha Marco Benedetti.
 
Në fund të takimit ministrja Kumbaro dhe grupet e punës u shprehen optimistë për arritjet dhe objektivat e përcaktuara nga BE.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Më 15 tetor Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë, Spiropali: Sukses i merituar drejt anëtarësimit në BE

Më 15 tetor Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë, Spiropali: Sukses i merituar drejt anëtarësimit në BE