TIRANË - Ministria e Punëve të Jashtme ka zhvilluar konsultime diplomatike me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Polonisë, në kuadër të zbatimit të memorandumit të bashkëpunimit midis dy MPJ-ve në fushën e integrimit evropian.
Sipas burimeve nga MPJ, gjatë këtyre konsultimeve, pala shqiptare dhe ajo polake shkëmbyen mendime lidhur me ecurinë e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, përvojën e Polonisë në procesin e saj para-anëtarësimit në BE, kuadrin e ri institucional të BE-së, si dhe mbi ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe.
Gjithashtu, në funksion të zbatimit të këtij memorandumi bashkëpunimi, u organizua një seminar në bashkëpunim me palën polake, ku merrnin pjesë diplomatë të MPJ-së, përfaqësues të ministrive të linjës që trajtojnë çështjet e integrimit evropian dhe ekspertë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Polonisë, gjatë të cilit u përcoll eksperienca polake mbi çështjet e integrimit, e veçanërisht lidhur me koordinimin ndër-institucional të politikave evropiane, ndikimin e legjislacionit të BE-së, si dhe mbi zbatimin e Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe Sigurisë së BE-së./ATSH/
/Shqiptarja.com