Debati i nxehtë që ka kapluar politikën shqiptare këto ditë, në lidhje me marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE, është kthyer në një çështje të ditës edhe për shumicën e qytetarëve të vendit tonë. Me të drejtë, të gjithë pyesin se çfarë po ndodh realisht, cili është ngërçi i krijuar midis maxhorancës dhe opozitës dhe pse çështja e Qarkut Fier po ngrihet me forcë nga opozita.
Që në fillim dua të theksoj se integrimi në BE është një proces i gjatë, që kërkon angazhim serioz nga të gjithë faktorët politikë në përmbushjen e standardeve evropiane, që do të thotë se kjo çështje e tejkalon cakun e një mandati apo maxhorance qeverisëse dhe kërkon kontribute reale edhe nga opozita dhe mbarë shoqëria shqiptare. Përmbushja e standardeve evropiane, atyre standardeve që lejojnë integrimin e një shteti dhe shoqërie në BE, të njohura ndryshe edhe si kriteret e Kopenhagës, kanë të bëjnë kryesisht me dimensionin politik, ekonomik dhe ligjor. Pa u zgjatur shumë, parimet e demokracisë dhe të shtetit ligjor apo shtetit të së drejtës, janë pjesë integrale dhe kusht sine qua non i këtyre kritereve apo standardeve.
Pra, që një vend të integrohet në BE, duhet ti përmbushë këto kritere në mënyrë substanciale dhe jo në mënyrë formale. Kjo qasje thelbësore, është edhe pika që e ndan Partinë Socialiste nga maxhoranca aktuale qeverisëse dhe është edhe vizioni sesi duhet të procedojmë me procesin e integrimit evropian. Për ne, integrimi evropian nuk do të thotë miratimi formalisht i disa ligjeve, por miratimi dhe zbatimi i tyre në jetën e përditshme, që sjell standarde reale në jetën e shqiptarëve dhe jo standarde që janë të tilla vetëm në letër, kjo e fundit është hipokrizi, është të tallesh me qytetarët dhe me integrimin evropian të vendit.
Politika hipokrite e kësaj maxhorance me integrimin evropian, nuk pi më ujë me BE-në dhe ata e kanë kuptuar se nuk mjafton miratimi në letër i ligjeve, por duhet vullnet serioz në zbatimin e tyre, ndaj për dy vjet rresht kjo maxhorancë ka dështuar të plotësojë kriteret dhe kushtet e duhura, në mënyrë që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat. Duke u kthyer tek standartet e BE-së, ne besojmë se integrimi evropian do të thotë ndërtim i Evropës këtu në shtëpinë tënde, prandaj luftojmë fort që ato standarte të zbatohen. Demokracia dhe ndërtimi i Shtetit ligjor janë standarde bazë të BE-së dhe kriter i integrimit.
Parë në këtë optikë, uzurpimi i paligjshëm nga ana e mazhorancës të mandatit të Kryetarit dhe Këshilltarëve të Qarkut Fier dhe deformimi i vullnetit zgjedhor të 300.000 votuesve të këtij qarku, konstatuar edhe me vendime të formës së prerë nga të gjitha Gjykatat në vend, është në thelb shkelje flagrante e parimit të demokracisë dhe shtetit ligjor, pra shkelje e standarteve bazë me të cilat funksionon BE-ja. Kjo është arsyeja se pse Partia Socialiste e ngre me forcë çështjen e Qarkut Fier, duke e konsideruar atë si një çështje thelbësore të demokracisë dhe shtetit ligjor, pra si pjesë e pandashme e standardeve evropiane.
Mazhoranca aktuale dhe mediat pranë qeverisë, por tek tuk edhe ndonjë koleg i joni, ka artikuluar gabimisht qëndrimin, se Qarku Fier është një çështje lokale dhe nuk ka të bëjë me integrimin evropian. Unë ju them se e kanë gabim, pse ? Sepse vullneti i 300.000 zgjedhësve të qarkut Fier, nuk mund të deformohet me manovra politike, kjo është kundra demokracisë është kundra shtetit ligjor dhe siç thotë edhe Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë e këtij vendi, është edhe antikushtetuese.
Por a mundet të privohen zgjedhësit e Qarkut Fier, nga parimet e demokracisë dhe shtetit ligjor ? Apo demokracia nuk funksionon për Fierin, meqënëse është çështje lokale, dmth. më rëndësi ka Tirana apo jo ? Po pse, a nuk janë qytetarët e Fierit njësoj të barabartë para ligjit, vota e tyre mos është më pak e rëndësishme se e qytetarëve të tjerë të Shqipërisë? Një gjë është e sigurtë, se zgjedhësit në Fier kanë votuar për përfaqësuesit e tyre në zgjedhjet lokale për zgjidhjen e problemeve të tyre të përditshme, gjë të cilën nuk e presin nga Kryeministri në Tiranë. Për ata integrimi evropian nis nga shtëpia e tyre, nga respektimi i votës së tyre, nga respektimi i vullnetit të tyre. Çështja e demokracisë dhe shtetit ligjor, është çështje e të gjithë shqiptarëve, thelbësore dhe jetike për të gjithë ne së bashku dhe jo vetëm për qytetarët e Qarkut të Fierit. Lufta për Fierin sot, është lufta për Shqipërinë evropiane nesër.
Prandaj nuk mund të votojmë formalisht ligjet në letër sot, për të humbur integrimin në BE nesër. Shqipëria evropiane fillon së pari këtu, në shtëpinë tonë, prandaj rruga për në Bruksel, kalon nga Fieri dhe nga çdo cep tjetër i Shqipërisë, që synon standardet e vërteta evropiane.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com