Rama: 6 muaj sulme sikur unë e Xhafaj kishim plan të errët për të bllokuar SPAK, s'presim opozitën për të shkuar para! Gonzato: Reforma në drejtësi të jetë e pakthyeshme

TIRANË-  Akuzave se Partia Socialiste ka nisur një komplot kundër Reformës në Drejtësi, kryeministri Edi Rama iu përgjigj prerazi, duke mohuar çdo përpjekje për kapjen e institucioneve të drejtësisë së re përmes komisionit “Xhafaj”.

"Ambicia jonë është ta ta anëtarësojmë vendin brenda kësaj dekade, shtuar edhe plani i dakordësuar shumë agresiv së bashku me KE që t’i përfundojë detyrat brenda 2027, na e bëjnë të pamundur të jetojmë qetësisht me skepticizmat, dyshimet dhe lërë pastaj me akuzat apo edhe me përpjekjet për ta penguar procesin, natyrisht u gjet një fjalë magjike e ditëve tona që 6 muaj të shkonin dëm, Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama kanë një plan të errët për të bllokuar SPAK dhe për të kthyer përmbys reformën në drejtësi, prandaj bëjnë mbledhje sekrete dhe po thurin një komplot, kur përmend SPAK dhe drejtësinë ka shumë sensibilitet dhe shumë forca që angazhohen për të dalë në mbrojtje", tha Rama. 

Në sy të përfaqësuesve të Bashkimit Evropian e SHBA, kreu i qeverisë tha se Reforma në Drejtësi është produkt i vullnetit të PS, ndërsa i garantoi se çdo ndërhyrje në reformë nuk do të ndodhë pa bekimin ndërkombëtar.

"Në këto masa, reforma në drejtësi, paprekshmërinë e të cilës nuk e garanton as ambasada e shba a s e be, por e garanton ps që është forca e shumicës qeverisëse. nëse duhet të bëhemi anëtar të BE e duhet të ndërhyhet, cdo prekje e ref në drejtësi në funksion të detyrave të antarësimit duhet të kalojë përmes BE dhe SHBA", tha Rama. 

U kujdes të sqaronte se komisioni “Xhafaj” e ka qëllimin gjetkë, jo tek prekja e drejtësisë, por tek integrimi Evropian, të cilin Rama përsëriti ambicien se vendi duhet të anëtarësohet brenda 2030.

"Pse ne u hodhëm të parët dhe thamë që duhet ky komisioni i posaçëm? Ne u hodhëm në këtë process sepse ne jemi shumë të vetëdijshëm që mangësitë që ka shqipëria sot nën qevverisjen tonë janë më të mëdha se ata që na akuzojnë ne, ne e masim problemin dhe magesitë me BE dhe shohim një hendek që duhet mbyllur", vijoi Rama. 

Mungesës së dialogut me opozitën, e cila ka refuzuar edhe pjeswmarrjen në komisionin e Posaçëm anti-korrupsion, i dha këtë përgjigje. 

"Forca të pabashkueshme ne nuk bashkojmë dot, nëse duan të na bashkohen ne, i presim me krahë të hapur, vendet e tyre bosh i kanë në komisionin anti-korrupsion, duke thënë unë nuk vij të ulem nuk mund të na pengojnë ne për të shkuar para, ne nuk mund të presim askënd", tha Rama. 

Deklaratave të kreut të qeverisë i parapriu fjala e ambasadorit të BE Silvio Gonzato, me dy kërkesa, pakthyeshmërinë e reformës në Drejtësi dhe gjithëpërfshirjen e politikës në rrugën e integrimit.

"Parimi udhëheqës duhet të jetë pakthyeshmëria e reformës në drejtësi. Shqipëria është angazhuar qartë të forcojë pavarësinë e magjistratëve dhe sistemi prokurorisë e gjyqësor për të konsoliduar llogaridhënien në të gjitha nivelet. Është thelbësore që ekuilibrat institucionalë ekzistues dhe ndarja e pushteteve të garantohen plotësisht", tha Gonzato. 

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali u shpreh se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është një proces i bazuar në meritë deri në fund.

“Mirënjohje për ata që vazhdojnë të punojnë me përkushtim për Shqipërinë europiane. Anëtarësimi në BE do jetë proces si bazuar në meritë, askush nuk na ka falur gjë, askush nuk na ka falur dhuratë dhe askush nuk pret dhuratë nga Brukseli. Është proces meritë që duhet merituar deri në fund. Është proces transformues jo vetëm i kuvendit, institucioneve por i gjithë shoqërisë shqiptare.

Kuvendi po tenton sa mundet që të afrojë dhe të rrisë konsensusin për miratimin e ligjeve që do jenë kriter për hapjen dhe mbylljen e kapitujve”, tha Elisa Spiropali.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:55
“Të gjitha forcat bashkë”/ Rama: E kuptoj Gonzaton, por kemi pamundësi për të pasur një mendje për reformën drejtësi

Kryeministri Edi Rama ishte pjesë e takimit të nivelit të lartë me praninë e ambasadorëve të akredituar në Shqipëri, për procesin e thellimit të reformave të mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsioni.

Kreu i qeverisë foli për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe reformën në drejtësi.

Ai u ndal te deklarata e ambasadorit të delegacionit të BE në Shqipëri, Silvio Gonzato i cili thotë “të gjithë forcat bashkë”, ku shtoi se është e pamundur për të pasur një mendje për reformën në drejtësi në Shqipëri.

“Mos keni merak, çfarë nuk të vret të forcon. Duke vazhdar me të tjerët që PS, forca që qeveris vendin që nga 2-13 është forca udhëheqëse e reformës në drejtësi. Pa bindjen absolute dhe vullnetin e hekurt të PS, jo Amerika, jo Europa, po të gjithë të tjerët të bëheshin bashkë nuk do e kishin bërë dot të mundur reformën në drejtësi. E thënë kjo, pa mbështetjen e tyre, kjo do ishte e pamundur. E përsëris, ne nuk kemi kohë për të humbur, apo pritur ata që kanë një agjendë tjetër dhe që nuk u intereson anëtarësimi në BE sepse duan ta bëjnë vetë.

Duke u kthyer tek koha dhe qëllimi i këtij komisioni, s’ka asnjë fjalë për drejtësinë dhe pushtetin gjyqësor. Po ju them që Shqipëria të anëtarësohet në BE duhet të perfomojë në të njëjtë shpejtësi, efikasitet 157 institucione të vendit. 32 prej të cilave në këtë proces të negociatave që ka të bëjë me kapitullin e Themeloreve s’kanë asnjë varësi nga qeveria. Qeveria s’mund t’ju thotë çfarë të bëjnë. Ne tryezën e negociatave, BE nuk negocion me qeverinë, por me Shqipërinë. Në këto masa, reforma në drejtësi, paprekshmërinë e saj e garanton PS, që është forca e shumicës qeverisëse. E kuptoj Silvion kur thotë ‘të gjitha forcat’, por kemi pamundësi për të pasur një mendje për reformën drejtësi.

Ora 17:50
Antikorrupsioni/ Rama i prerë me opozitën: Nuk presim askënd për të shkuar para! Po të duan, aty i kanë vendet bosh

 

Kryeministri Edi Rama flet për bojkotin e opozitës në komisionin Anitkorrupsion. Rama u tregua i qartë me mesazhin e tij, duke thënë se nuk presin askënd për të çuar para integrimin në BE.

Forca të pabashkueshme ne nuk bashkojmë dot, nëse duan të na bashkohen ne, i presim me krahë të hapur, vendet e tyre bosh i kanë në komisionin anti-korrupsion, duke thënë unë nuk vij të ulem nuk mund të na pengojnë ne për të shkuar para, ne nuk mund të presim askënd Duke thënë unë nuk vit ë ulem të na pengojnë ne që të vazhdojmë të shkojmë para. Ne s’do të presim askënd, se nuk mund ta presim dot, nuk mund ta presim dot. Në rastin më të keq ne do të presim partnerët tanë kur nuk janë të bindur që nuk jemi duke fshehur gjë. Forcë tjetër ne nuk presim, e di që ky është problem, minus dhe është korrekte dhe ajo që u përmend këtu, klima poltike, është shumë korrekte, por midis dy zgjedhjeve që ne të presim një bashkëpunim që nuk do ndodhë dhe të humbasim kohë dhe te fitojmë çdo minutë dhe gjithmonë të gatshëm për çdo bashkëpunim, ne e kemi bërë zgjedhjen tonë, të vazhdojmë të thellojmë të gjitha reformat, të thellojmë dhe të bëjmë të pakthyeshme ndarjen mes pushteteve, rrugën e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar që është luftë e gjithë shtetit, të garantojmë pavarësinë e institucioneve të drejtësisë.

Ora 17:42
'Prokurorimet publike, jemi të parët në rajon', Rama: Bazeli foli qartë, progres në luftën kundër pastrimit të parave

Kryeministri Edi Rama tha në fjalën e tij se Bashkimi Europian është i rreptë në procedurat dhe standardet që ndjek për realizimin e reformave me qëllim hyrjen e një vendi në BE.

Ai theksoi se “Be nuk fal asgjë” po nuk arrite t’i plotësosh, pavarësisht faktorëve të tjerë. Teksa u shpreh edhe për sulmet që janë marrë nga njerëz që e duan apo nuk e duan Shqipërinë, duke bërë ironi me ata që sulmojnë.

Rama theksoi se “rasti i prokurimeve dhe luftës ndaj pastrimit të parave i thotë BE se Shqipëria ka përparime dhe jo “një gazetë gjermane apo emision skandalesh italian”.

“Të gjitha institucionet që janë të përfshira në këtë proces të performojnë në këtë proces që është Shqipëria në BE në vitin 2030. Dhe BE nuk fal asgjë, nuk dhuron asgjë. Kur vjen puna të standardet dhe kriteret që duhet të plotësojë një shtet nuk ka as gjeopolitikë, as luftë, as kriza se çfarë bën atje, meqë po ndodhin gjërat e tjera, hajt të bëjmë këto të tjera. Kjo është aq e vërtetë sa edhe Ukraina kur vjen puna të hapat e BE duhet të bëjë çdo detyrë një për një dhe nuk bëhet anëtare pa i plotësuar ato detyra sipas standardeve të BE. Dhe unë me zemërgjerësi e citoj, po kjo është arsyeja se ky proces është një bekim për ta ndërtuar Europën këtu, kjo është arsyeja pse është fat që jemi në qendër të Europës dhe jo në Afganistan, sepse siç ka komisioni i posacëm linjë ekspertësh që sjellin dokumentin e përbashkët për fusha të ndryshme dhe i japin vlerën e plotë që ka vendi të dijes, një burim dije për mënyrën si ndërtohet shteti i të drejtës që nuk e ka askush e nuk gjendet askund tjetër në BE. Kjo na jep mundësinë që jo vetëm ta ëndërrojmë, por edhe ta ndërtojmë shtetin e të drejtës.

Duhet edhe të dish ta bësh, se mund ta ndërtonin edhe në Afganistan vendin e të drejtës. Por që nga viti 1912 nuk është ngritur kurrë një akuzë e vetme ndaj një udhëheqësi për korrupsion dhe këtë mund ta arrijnë nëpërmjet BE-së, banka e dijes, jetë institucionale e ligjit dhe të drejtës. Sot Shqipëria zë vendin e parë në rajon për prokurimet publike nga pikëpamja e eficencës, transparencës dhe integritetit.

Dhe për të arritur këtu BE që nuk është gazetë gjermane, por institucion me lupë, përdor një instrument, ekspertë që analizojnë vendet, i njëjti instrument që u përdor më parë dhe kur ishim ne në qeveri dhe s’i ka thënë këto që thotë sot. Ka thënë gjëra shumë më të pakënaqshme. Shqipëria është e para, prokurimet publike janë aty ky dhe BE nuk na ka vendosur piketa të ndërmjetme, sepse e konsideron një sistem europian, sado e çuditshme t’u duket atyre që e nisin ditën, e vazhdojnë dhe e përfundojnë me korrupsionin, një në tre fjalë kanë korrupsionin dhe e përdorin këtë fjalë pa u menduar dy herë. Nuk flas vetëm për ata që ngrenë akuza në rrugë, por edhe për ata që na duan të mirën. A është e drejtë kjo?

Një fakt tjetër, pastrimi i parave, pastrimi i parave etj. Del indeksi i Bazelit, që nuk është gazetë gjermane apo emision skandalesh italiane, e thotë që Shqipëria ka bërë në luftën kundër pastrimit të parave një progres ku në tabelën e klasifikimit janë nja 7 a 8 vende të BE-së që janë nën Shqipërinë. E thonë ata, qoftë për prokurimet publike, qoftë e për të dytën, unë e di shumë mirë ku bazohen ata, se ne i referohemi fakteve e jo perceptimeve. Ne duhet të luftojmë me perceptimet, por jo me faktet”, tha Rama. 

Ora 17:29
Rama: Reforma në drejtësi, produkt i vullnetit të hekurt të PS, por pa ndërkombëtarët do ishte e pamundur

 

Kryeministri Edi Rama foli sot në takimin e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion për mbylljen e fazës së parë të projektit për zbatimin e planit për integrimin europian Shqipëria 2030 në BE.

Ai tha se reforma në drejtësi është produkt kryesisht i vullnetit të Partisë Socialiste, por theksoi se kontributi i ndërkombëtarëve është thelbësor.

"Natyrisht kur përmendet SPAK ka shumë forca që angazhohen dhe unë nuk mund ta evitoja këtë çështje këu sepse dua tua kujtoj të gjithëve duke nisur nga miqtë tanë ndërkombëtarë te ekepertët (konsiderojeni akuzat si hudhra) që: PS forca që qeveris vendin prej 2013 është forca udhëheqëse e reformës në drejtësi dhe pa këtë forcë e vullnetin e hkekurt të PS, jo Amerika, jo Europa, por edhe të gjithë të tjerët të bëheshin bashkë nuk o e bënin dot të mundur reformën në drejtësi,

Thënë kjo paskutim që pa mbështetjen e SHBA, kjo reformë do kishte patur rrugë krejt tjetër dhe do të ishte e pamundur, por kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë se ne nuk kemi kohë për të humbur e për të pritur ata që kanë axhendë dhe plan tjetër dhe nuk u intereson integrimi në BE thjesht edhe sikur për arsyen e thjeshtë se duan ta bëjnë vetë",-tha Rama.

Ora 17:29
Integrimi në BE, Rama: Të avancojmë me reformat! Kuvendi, garantues i procesit

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimin e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion për mbylljen e fazës së parë të projektit për zbatimin e planit për integrimin europian Shqipëria 2030 në BE u shpreh se Kuvendi i Shqipërisë për natyrën kushtetuese që ka, është i vetmi institucion që ka të drejtën dhe detyrën t’i thërrasë të gjithë

“Avancimi ynë drejt përfundimit të negociatave të jetë uniformë. Cili është vendi, inssitucioni në këtë republikë që mund t’i mbledhë të gjithë rreth këtij misioni, dhe qytetarët të jenë të garantuar që asnjë institucion nuk i tradhton ata, që ta shohin Shqipërinë në Bashkimin Evropian?!

Ky institucion është Kuvendi i Shqipërisë për natyrën kushtetuese që ka, është i vetmi institucion që ka të drejtën dhe detyrën t’i thërrasë të gjithë. Në procesin e vet, të kërkojë edhe hesap, të krijojë rezoluta. Kështu është funksioni. Ky është institucioni që garanton procesin”, theksoi Rama.

Ora 17:20
Edi Rama: Gjashtë muaj sulme se Fatmir Xhafa dhe Kryeministri kanë plan të errët për të bllokuar SPAK dhe kthyer përmbys reformën në drejtësi!

 

 

Kryeministri Edi Rama foli sot në takimin e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion për mbylljen e fazës së parë të projektit për zbatimin e planit për integrimin europian Shqipëria 2030 në BE.

Kreu i mazhorancës theksoi se puna ka një vit që po rëzohet, por sulmet nuk kanë reshtur për 6 muaj me radhë ndaj tij, kryetarit Fatmir Xhafaj dhe të gjithë stafit të punës që sipas tij “ngrënë të shara” të pafundme.

Rama tha se Shqipëria është e vendosur, pavarësisht akuzave për “thurje komplotesh prej tij apo Xhafës për të zhbërë reformën në drejtësi, apo planit të errët për të bllokuar SPAK”.

Fjala e kryeministrit Edi Rama:

“Fatmiri tha se ky është një proces që ka nisur një vit më parë dhe unë e marrë këtë konstatim korrekt dhe dua të them se puna e bërë dhe dokumenti analitik prej 700 faqesh janë pjesë e gjysmës së dytë të këtij viti.

Ndërkohë që gjysma e parë e vitit është konsumuar me frymën e skepticizmit të dyshimeve dhe të kundërshtive, padiskutim pastaj dhe të akuzave por ato janë element që nuk dua ta përfshij këtu, lidhur me këtë që ne jemi sot këtu për të diskutuar, pasi është përmbyllur një fazë e parë shumë e rëndësishme, themelore për këtë proces.
Dhe kundërshtitë, dyshimet, hezitimet, kanë qenë vërtetë shumë shqetësuese për mua personalisht, kanë qenë shqetësuese se ne nuk e kemi luksin të humbasim kohë për gjëra që janë të qarta për ne si drita e diellit.

Por nga ana tjetër kanë qenë një provë shumë kokëfortë e faktit se pjesa e dërmuese e mbështetësve të sinqertë të rrugës europiane të Shqipërisë, e këtu përfshi të gjithë, nga dashamirësit deri te kritikët, nuk e kanë idenë se çfarë është kjo fazë e negociatave për anëtarësimin në BE, fare. Se përtej asaj që duket dhe lexohet sipërfaqësisht, kjo fazë është një fazë marramendëse përsa i përket detyrave konkrete që duhet të kryejë Republika e Shqipërisë dhe jo vetëm qeveria, gjithë sistemi i republikës së Shqipërisë.
Ambicia jonë është ta anëtarësojmë Shqipërinë brenda kësaj dekade, shtuar këtu dhe plani i dakordësuar, shumë agresive së bashku me KE, që Shqipëria t’i përfundojë të gjitha detyrat brenda vitit 2027, na e bën të pamundur të jetojmë qetësisht, me skepticizmat, dyshimet, lëre pastaj me akuzat apo përpjekjet për ta penguar procesin.

Dhe u gjet një fjalë magjike që të dëgjoni se Fatmir Xhafa dhe Edi Rama kanë plan të errët për të bllokuar SPAK dhe kthyer përmbys reformën në drejtësi, prandaj bëjnë mbledhje sekrete në partinë socialiste dhe po thurin një komplot.

Natyrisht që kur përmend SPAK dhe drejtësinë ka sensibilitet dhe forca që angazhohen për të dalë menjëherë në mbrojtje. Nuk e kisha të mundur ta evitoja këtë çështje këtu, se dua t’ia kujtoj të gjithëve, duke filluar nga miqtë tanë të respektuar, aleatët tanë strategjik, të gjithë ata që janë përfshirë në proces si ekspertë të shoqërisë civile, të gjithë atyre që hëngrën të shara dhe s’e kishin imagjinuar se do i dëgjonin ato gjëra. Dhe u them mos i kini merak, konsiderojini si hudhra për të penguar syrin e keq, për të mos ju marrë mësysh".

Ora 16:59
Kryenegociatorja Dhuka: Shqipëria në miljet e fundit të integrimit në BE! Duhet të modernizojmë ende qeverisjen dhe të ulim korrupsionin

Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatore, Majlinda Dhuka, foli për të prnaishmit në lidhje me punën e Komisionit të Posaçëm për Mirëqenien dhe Antikorrupsionin, ku dha edhe detaje nga procesi dhe planin e masave që ka marrë vendi nga Bashkimi Europian, detyrave dhe grupkapitujve, për të realizuar reformat në 36 fusha.

“Shqipëria ndodhet në miljet e fundit të integrimit të saj në BE dhe drejt rrugës europiane brenda dekadës. Vendi ka sot udhërrëfyesin e reformave europiane. Reformimin e mirëqeverisjen e administratës si një vend i BE, Reforma në Drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit dhe rezultatet arrihen vetëm bashkarisht”, tha Dhuka në fjalën e saj.

Më tej ajo theksoi se Shqipëria ka marrë përsipër realizimin detyrave të lëna nga BE, teksa theksoi se duhet të vijojë misioni për modernizimin e qeverisjes dhe uljes së korrupsionit.

“Kemi udhërrëfyesin e reformave europiane 2030, 825 masa është angazhuar të kryejë Shqipëria. Duhet të modernizojmë ende qeverisjen dhe të ulim korrupsionin. Të garantojmë pathyeshmërinë e reformës në drejtësi. Po i përgatisim institucionet tona të jenë pjesë e institucioneve të BE, tregun e bizneset për të qenë pjesë e tregut të BE dhe qytetarët gjithashtu. Ora po troket, çasti po vjen për rrugën drejt BE. Jemi të angazhuar brenda kësaj dekade për të marrë rezultatet dhe për të shkuar në familjen europiane”, pohoi ministrja.

Në fund ajo theksoi se janë 36 fusha dhe 157 institucione të përfshira dhe dhjetëra çështje, që i përfshin të tre pushtetet dhe profesionistët më të mirë, për realizimin e qëllimit: “Shqipëria të jetë gati brenda dekadës për në BE”.

Ora 16:48
Integrimi në BE, Gonzato: Reforma në drejtësi të jetë e pakthyeshme! Shqipëria, mundësi historike për t’u bërë anëtare e BE

Ambasadori i delegacionit të BE në Shqipëri, Silvio Gonzato thotë se integrimi i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor është në krye të përparësive të unionin. Në një takim të organizuar nga Kuvendi “Shqipëria 2030 në BE”, Gonzato tha se Shqipëria ka një mundësi historike para, për t’u bërë pjesë e BE. Gonzato theksoi se reforma në drejtësi duhet të jetë e pakthyeshme.

Integrimi i Ballkanit në BE mbetet në krye të përparësive të BE në të ardhmen e afërt. Udhëheqje e re që ka marrë detyrën më 1 dhjetor e rikonfirmoi mjaft qartë. Ribashkimi i Evropës është bërë pjesë përbërëse e vizonit për një Europë më të sigurt, qëndrueshme dhe të begatë. Procesi bazohet në meritë dhe se demokracia e sundimi i ligjit do të mbeten shtylla e tij. Nëse kandidatët do japin rezultate, BE do jetë aty.

Shqipëria ka një mundësi historike para, perspektiva e vendit tuaj për tu bërë anëtarë të BE është reale. Institucionet kanë përgjegjësi të mobilizojnë të gjitha burimet për të ecur para në mënyrë vendimtare. Dy muaj më parë çelëm bisedimet për grupkapitullin e themeloreve. Kjo nënkupton se institucionet shqiptare duhet të japin rezultate për një grup reformash që përbëjnë shtyllën për integrimin në BE. Pas një viti shpenzuar me autoritet shqiptare, duke analizuar kuadrin ligjor, BE ka përcaktuar qartë se kush janë reformat që udhën arritur në këto fusha. Fokusi kryesor i Shqipërisë është ti zbatojë këto reforma.

Ky nuk është proces ku plotësojmë disa kuti, kur BE monitorin progresin në raport nuk sheh vetëm strategjitë, por nëse reformat janë zbatuar, masat janë ekzekutuar. Ne jemi për të ndihmuar financiarit dhe për të siguruar që teknikisht është kështu. Reformat kërkojnë diskutime të pjekura politike mes palëve, konsultime me shoqërinë civile. Parlamenti ka rol kritik në anëtarësimin në BE, forumi i debatit poltik por edhe rolin mbikëqyrës të qeverisë. Rruga është e qartë, na duhet së bashku të mbetemi të përqendruar.

Parimi udhëheqës duhet të jetë pakthyeshmëria e reformës në drejtësi. Shqipëria është angazhuar qartë të forcojë pavarësinë e magjistratëve dhe sistemi prokurorisë e gjyqësor për të konsoliduar llogaridhënien në të gjitha nivelet. Është thelbësore që ekuilibrat institucionalë ekzistues dhe ndarja e pushteteve të garantohen plotësisht.

Mirëpres miratimin e strategjisë kundër korrupsionit dhe jam krenar që kemi ndihmuar. Ata mund të mbështeten në shumicën dërrmuese të qytetarëve shqiptarë, ku është proces mbarëshoqëror, transformues.

Ora 16:46
Antikorrupsioni/ Fatmir Xhafaj: Kur nisi fillimisht pati dyshime dhe spekulime, por provuam të kundërtën sikurse dhe me Reformën në Drejtësi!

Në takimin e sotëm foli edhe kryetari i Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, Fatmir Xhafaj.

Teksa dha shifrat e punës së deritanishme, që e krahasoi me të njëjtin sukses të Reformës në Drejtësi, Xhafaj falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në përgatitjen e këtij procesi, me qëllim rrugën e Shqipërisë drjet BE brenda vitit 2030 pas hapjes së negociatave dhe grupkapitujve.

Xhafaj u shpreh i bindur se me punën që po bëhet kjo do arrihet, teksa theksoi edhe dyshimet që lindën në fillim për këtë proces të Komisionit Antikorrupsion në lidhje me reformat dhe mirëfunksionimin e të gjithë sektorëve.

Madje ai theksoi se “pati edhe shumë spekulime”, njëlloj si me Reformën në Drejtësi. Edhe brenda mazhorancës kishte debate dhe dyshime për këtë reformë, por Xhafaj tha se nëpërmjet konsultimeve, bisedimeve edhe me kryeministrin Rama që e ka mbështetur këtë proces, u arrit të shkohej deri këtu dhe ata që spekuluan morën të njëjtin rezultat si në rastin kur spekuluan për Reformën në Drejtësi.

Fjala e Fatmir Xhafajt:
“Më 27 maj të këtij viti u hartua rezoluta për reformat mirëqeverisjen për Shqipërinë 2030 në BE. Në pak muaj kemi ndërtuar proces reformimi shumëdimensional në 4 parime të rëndësishme, me standarde të mira europiane. Zgjodhëm rrugën më të gjatë e të vështirë, por të sigurtë për rezultat.

Përcaktim të nevojave për ndërhyrje me masë ligjore institucionale. Kanë kaluar vetëm 6 muaj dhe në sot mund të theksojmë aspekte kyçe. Së pari në këto 10 vjet Kuvendi bëhet hapësira kushtetuese e institucionale e promotori për realizimin e dy reformave të rëndësishme.

Reforma në drejtësi, realitet i prekshëm dhe reformë kaq komplekse që është tregues domethënëse për rolin reformator të kuvendit, edhe për shkak të peshës së funksioneve kushtetuese që bart. Por edhe përfshirja e misioneve të rëndësishme si faktori ndërkombëtar, institucione, biznesi, shoqëria publike etj. Pavarësisht qëndrimeve që kanë, pozicionit kritik.

Vendi ynë ka kapacitete profesionale, ekspertizë e standarde dhe europiane. Rreth 70 ekspertë të nivelit të lartë të propozuar nga organizata të pavarura, janë angazhuar në këtë proces. Rreth 35% e tyre mbajnë tituj shkencore, 40% ekspertë të organizatave të shoqërisë civile dhe shumica kanë eksperiencë në fusha brenda e jashtë e brenda. Edhe 40 ekspertë të jashtëm, pjesa më e madhe shtetas shqiptarë që shërbejnë edhe në vende të ndryshme të botës, apo ekspertë ndërkombëtarë, rezultat ky i diasporës së kualifikuar.

Ne jemi në përmbyllje të analizës me dokument me 700 faqe për mirëqeverisje, antikorrupsioni dhe sundimi i ligjit. I mbështetur edhe në rezultate ndërkombëtare. I pari dokument analitik i këtij lloji me ekspertizë shqiptare. Jemi në fazë konsultimi të draftit analitik. Kanë marrë pjesë 600 profesionist të fushës, institucioneve, shoqërisë civile, të pavarura, që kanë dhënë mendime dhe rekomandime me vlerë të pavarura.

Sot keni nisur forumet qytetare, në qarqe me bisedime për qytetarët në fushën e qeverisjes qendrore dhe lokale, se si e shohin qytetarët çështje të tilla dhe se çfarë mund të bëhet me mirë në këto fusha.

Sapo kemi nisur punën për planin kombëtar. Do i jepet rrugë edhe rekomandimeve të Bashkimit Europian në disa fusha. Mund të kordinojnë më mirë institucionet në vend e të bashkëpunojnë, të gjitha pushtetet, sic e thekson edhe progres raporti i fundit i bashkimit evropain.

Shpreh falënderimet për pjesëmarrësit që kanë bërë punë të jashtëzakonshme në këtë proces të debatit dhe hartimit të dokumenteve përkatës. Partnerëve tanë strategjikë, BE dhe SHBA, ambasadorit Gonzato, Uisnerit fillimisht dhe tani VanHorn për mbështetjen dhe ekspertizën e veçantë. Por edhe të tjerë si PNUD, OSBE, ambasadat e Francës, Zvicrës etj. Por edhe ekspertëve të nivelit të lartë.

Kur e nisëm këtë proces më shumë se një vit më parë u desh të qartësoheshim mes nesh, fillimisht si mazhorancë. Edhe në bisedimet dhe diskutimet me Edi Ramën, së pari për t’u dakordësuar mes nesh për t’i dhënë rrugë projektit me reforma, që u shoqëruar edhe me dyshime dhe spekulime ku ende s’ishte bërë publik asnjë dokument i vetëm.

Koha po provon të kundërtën, ashtu sikurse ndodhi edhe me reformën në drejtësi. Sepse edhe si me reformën në drejtësi ne kemi një projekt për ta realizuar për transfrormime të reja shtetndërtuese. U përballur me këto sfida për ta bërë rrugën e lehtë të Shqipërisë në be më 2030. Kjo është rruga jo në interes të fëmijëve tanë të ardhmes së tyre për të konsoliduar demokracinë dhe shtetin e të drejtës”.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rruga: 11/12/2024 17:44

    Çdo keshtjelle antike. Cdo qytet antik duhet ti behet asfalti dhe investojne pastaj vetë banoret ! Cdo qytet te kete hekurudhe per dalje ne det ! Te behet lidhja Kruje - Tirone me rrugen e arbrit Kruja nga jugu te dal direkt ne rrug arbrit per turizmin eshte super ! Te behet rruga Boville - parku qaf shtamë me asfalt dhe per bicikleta diku tek 10 km rrugë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    10 Dhjetor, 10:15

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?



×

Lajmi i fundit

Me rroba të zeza dhe kapuç ky është autori që vendosi lëndën plasëse tek lokali 'The Boss' në Vlorë

Me rroba të zeza dhe kapuç ky është autori që vendosi lëndën plasëse tek lokali 'The Boss' në Vlorë