Ministri i Shtetit për Çështje Evropiane në Ministrinë e Jashtme gjermane, Michael Roth, i ka përcjellë mesazhe të qarta dhe të forta politikës shqiptare për rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Ministri Rroth iu drejtua opozitës shqiptare, duke i kërkuar të marrë përgjegjësitë e veta në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, pasi sipas tij, kjo çështje duhet të kalojë përtej konflikteve të brendshme politike.

Ndër të tjera, zyrtari i lartë deklaroi se Gjermania duhet të bëjë përpjekje të mëtejshme për të ofruar mundësi punësimi për brezat e rinj.

Vlerësoj të gjithë qytetarët e Shqipërisë për të gjitha ato që kanë bërë nëpërmjet përpjekjeve për të qenë pjesë e BE. Ne duhet të bëjmë përpjekje të mëtejshme për të ofruar mundësi punësimi për brezat e rinj që janë të domosdoshëm për vendet evropiane. Duhet një administratë profesionale, një sistem drejtësie i pa korruptuar. Pres nga qeveria të vijojë zbatimin e reformave në mënyrë konsekuente.

Michale Roth, ministri gjerman

Bisedova dje dhe me Ramën e Xhafajn, ku fokusi i bisedave kanë qenë problematiket lidhur me luftën kundër korrupsionit, terrorizmit, fusha që ne kemi ende pritshmëri për suksese të mëtejshme. Faskë Forca ka nisur veprimtarinë e vet.

KE ka dhënë rekomandimin për çeljen e negociatave për anëtarësimin e vendit tuaj, tashmë po konfirmon këto arritje. Argumentet për çeljen e negociatave nuk mungojnë, perspektiva e Ballkanit Perëndimor për Shqipërinë në BE është edhe në interesin tonë.

Vlerësoj të gjithë qytetarët e Shqipërisë për të gjitha ato që kanë bërë nëpërmjet përpjekjeve për të qenë pjesë e BE. Ne duhet të bëjmë përpjekje të mëtejshme për të ofruar mundësi punësimi për brezat e rinj që janë të domosdoshëm për vendet evropiane. Duhet një administratë profesionale, një sistem drejtësie i pa korruptuar. Pres nga qeveria të vijojë zbatimin e reformave në mënyrë konsekuente.

Pres dhe nga opozita të ndërmarrë përgjegjësitë e veta për të kontribuar në të gjitha këto procese. Dje bisedova me Bashën, ishte një bisedë mjaft e mirë. Sado që mund të ekzistojnë konflikte në politikat e brendshme, integrimi duhet kaluar përtej këtyre konflikteve.

Këshilla ime do të ishte që në momentin e çeljes së negociatave përfaqësues të shoqërisë civile të përfshihen në këtë proces, të gjithë ta ndjejnë këtë proces si një udhëtim të përbashkët.