Një delegacion prej 9 deputetësh të Parlamentit Europian do të mbërrijë në Tiranë javën e ardhshme.
Delegacioni i kryesuar nga Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme, David McAllister, do të zhvillojë takime pune nga data 16 deri në 18 shkurt në Shqipëri dhe Mal të Zi, dy vendet kandidate që kanë avancuar në procesin e anëtarësimit për të vlerësuar progresin dhe rrugëtimin e deritanishëm drejt aspiratës europiane.
Axhenda parashikon takime me qeveritë dhe parlamentet në Shqipëri dhe Mal të Zi, kryesisht në përmbushjen e objektivave, që burojnë nga grupkapitulli i Themelorëve.
Si Tirana ashtu dhe Podgorica janë pararojë në procesin e anëtarësimit. Mali i Zi ka mbyllur përkohësisht 13 kapituj negociues ndërsa Shqipëria ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave dhe është të pritje për mbylljen e tyre.
Brenda këtij viti, Shqipëria, synon të mbyllë deri në 16 kapituj të negociatave, në mënyrë që brenda 2027 të përfundojë i gjithë procesi teknik.
Ky vit konsiderohet vendimtar për Shqipërinë, e cila duhet të përafrojë legjislacionin shqiptare me atë të Bashkimit Europian, dhe të mbyllë 33 kapituj të negociatave vitin e ardhshëm, sipas një plani të dakortësuar me Brukselin.
Komente











