Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka deklaruar ditën e sotme se brenda disa viteve, 1/4 e anëtarëve të BE-së do jenë vende të Ballkanit.
Këtë deklaratë e ka dhënë gjatë një takimi të zhvilluar me homologen e tij të Bosnjë Hercegovinës, Bisera Turkoviç.
Sipas mediave greke, ndër të tjera ai ka thënë se Greqia do të jetë plotësisht e përkushtuar ndaj procesit të integrimit Evropian.
“Për disa vjet, ne mund të parashikojmë një Bashkim në të cilin të paktën një e katërta e anëtarëve të tij janë vendet e Ballkanit. Kjo do të kishte qenë e pakonceptueshme 30 vjet më parë. Angazhimi ynë është afatgjatë. Ajo reflektohet në Agjendën e Selanikut që u miratua në 2003. Ne mbetemi plotësisht të përkushtuar ndaj këtij procesi sepse besojmë se është rruga e vetme drejt paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon dhe në BE si një e tërë. ”– tha Dendias.
Po ashtu ministri i jashtëm grek i ka bërë thirrje BE-së të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor me pandeminë.
Brenda disa viteve e vendosi Greqia ? Ju jeni me keq nga ne o lumedhenj po nuk e keni kuptuar , Europa do shperbehet se nuk ka nje koke por cdo njeri ne hesap te vete
Përgjigju