Të mërkurën në orën 13:00, Komisioni Europian do të publikojë progres raportin dhe udhëzimet me afatet kohore dhe hapat për përmbylljen e procesit të anëtarësimit për vendet kandidate në BE.

Konkretisht, do të publikohen udhëzime për Shqipërinë, Malin e Zi, Moldavinë dhe Ukrainën.

Për këto vende, Komisioni Evropian thekson se objektivat për përfundimin e negociatave, në rastin e Shqipërisë deri në fund të vitit 2027, përfaqësojnë “ambicien e tyre”. Më pas, Komisioni paraqet afatet kohore se kur duhet të mbyllet secili kapitull për të arritur këto objektiva.

Shqipëria, e cila pas Malit të Zi ka shënuar përparimin më të madh, duhet të mbyllë plot 31 kapituj. Për këtë arsye, për shumë diplomatë të BE-së, përfundimi i negociatave të anëtarësimit deri në fund të vitit të ardhshëm duket një objektiv tepër ambicioz.

Për Malin i Zi thuhet se mund t’i përfundojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në fund të dhjetorit 2026, ndërsa marrëveshja e anëtarësimit mund të nënshkruhet në qershor të vitit 2027.

Shqipëria synon anëtarësimin e plotë në BE brenda vitit 2030.

Udhërrëfyesit, të cilët janë pjesë e paketës së zgjerimit, vijnë si mesazh i Brukselit se zgjerimi mund të ndodhë, por një Bashkim Europian më i madh duhet të shoqërohet me reforma, rregulla më të forta dhe një proces vendimmarrjeje më fleksibël.