Integrimi në BE, Rama udhëton drejt Pragës në fundjavë, i ftuar në Konferencën e Liderëve Evropianë

Integrimi në BE,  Rama udhëton drejt Pragës në fundjavë, i ftuar në Konferencën e Liderëve Evropianë

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama do të jetë gjatë fundjavës në Pragë, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Liderëve Evropianë.

Kreu i qeverisë pritet që në takimin me liderët evropianë të lobojë edhe në lidhje me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe nisjen e shqyrtimit të kapitujve.

Ministri i Jashtëm Igli  Hasani, në konferencë për mediat, deklaroi se tryeza e dytë me Bashkimin Evropian është gati për të nisur diskutimet për grup kapitujt e dytë negociues.

"Konferencën e dytë qeveritare ta zhvilloj në fund të shtatorit fillim tetorit. Jemi gati dhe kemi qenë gati prej një viti. Grupi i kapitujve të parë ka përfunduar. Jemi gati edhe për dy grup kapitujt e tjerë. Grupi negociator po punon në mënyrë që pengesat politike mos ndërhyjnë në axhenden teknike. Jam optimist se kjo vjeshtë do të zhvilloje shumë mekanizma dhe ne do jemi gati të ecim shumë shpejt drejt BE" tha sot Hasani.

Tanimë ka disa vite që procesi i Shqipërisë për integrimin në BE është i lidhur me Maqedoninë e Veriut.

Procesi integrues i Maqedonisë së Veriut ka mbetur peng i problemeve me Bullgarinë, pasi Shkupi ende nuk e ka ndryshuar kushtetutën e tij për të reflektuar kërkesat e vendosura prej saj

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Në Himarë babagjyshi vjen nga deti, parada dhe koncerti festiv

Në Himarë babagjyshi vjen nga deti, parada dhe koncerti festiv