TIRANË – Drejtori i përgjithshëm i Zgjerimit në KE, Stefano Sanino , ndodhet në Tiranë për herë të tretë brenda pak muajsh. Qëllimi kryesor i vizitës së tij është realizimi i 12 pikave të kërkuara nga BE, si dhe situata aktuale politike në vend.
Gjatë paradites ai mori pjesë në mbledhjen e komitetit ndërministror të Integrimit ku kryeministri Berisha i dorëzoi planin e veprimit në adresim të rekomandimeve të BE-se.
Takimet e te derguarit te Brukselit do te vazhdojne pasdite, kur ne oren 17: 00 Komisioni për Integrimin Europian-Takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Zgjerimit, zotin Stefano Sannino dhe ekipin e tij në lidhje me ecurinë e Planit të Veprimit për 12 prioritetet. Ne oren 18 15 do te zhvilloje takim me presidentin Topi. Ne oren 19 15, do te jete ne Ministrinë e Punëve të Jashtme me Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto.
Një ditë më parë ka qenë i pranishëm drejtori për Zgjerimin e Ballkanit Perëndimor, Pierre Mirel, i cili morri pjesë në mbledhjen e tretë të Komitetit të Stabilizim Asocimit.
Ndërkohë, eurokomisioneri Stefan Fyle ka anulluar vizitën e parashikuar në Tiranë. Zyrtarisht nuk jepen detaje për arsyen e këtij vendimi.
Drejtori për Zgjerimin në KE, Stefano Sannino mbërriti të mërkurën në Tiranë për të biseduar me autoritetet shqiptare lidhur me ecurinë e Planit të Veprimit në përmbushjen e 12 prioriteteve të Bashkimit Europian. Vizita e fundit e Sannino në Tiranë ishte më 6-7 shkurt të këtij viti. Dje përfundoi takimi i tretë i Komitetit të Stabilizim Asocimit BE- Shqipëri, ku Drejtori i Zgjerimit të Ballkanit Perëndimor, Pier Mirel nuk dha asnjë garanci për marrjen e statusit, ndërsa nënvizoi si të rëndësishme heqjen e imunitetit dhe zgjidhjen e çështjes së pronave.
(aq/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com