Këngëtarja me famë botërore, Katy Perry, nuk mori pjesë në ceremoninë e Met Gala (6 maj), ashtu edhe lajmëroi në Instagram.

Mirëpo disa foto që qarkulluan në rrjetet sociale nga Inteligjenca artificale ka konfuzuar shumë njerëz, përfshirë dhe nënën e këngëtares.

Nëpërmjet një mesazhi ajo komplimenton vajzën për fustanin që ka zgjedhur.

“Nuk e dija që ke shkuar në Met. Sa fustan i bukur, dukesh si një paradë me trëndafila, sikur po lundron në to”, shkruan nëna.

 “Mami, AI të mashtroi gjithashtu. Bëj kujdes”, i është përgjigjur Katy.

1/2