Met Gala, tradita e eventit më të madh të modës në botë është një ngjarje që mbahet të hënën e parë të muajit maj. Muzeu Metropolitan i Artit në New York prezantoi yjet ndërkombëtar në tapetin e kuq për natën më ekstravagante të modës për vitin 2023.
Met Gala apo përfitimi i Institutit të Kostumeve të Muzeut Metropolitan të Artit është një ngjarje që mbahet çdo vit si një mënyrë për të mbledhur para për Institutin e Kostumeve.Ngjarja paraqet disa nga emrat më të mëdhenj të kulturës, artit dhe politikës në vend, që zakonisht marrin vëmendje me paraqitjet e tyre.
Si çdo vit ky event përcakton një tematikë, mbi të cilën yjet e muzikës, artit, kulturës dhe kinemasë bazojnë paraqitjen e tyre.Për vitin 2023, Met Gala ka përqendruar temën e saj në Karl Lagerfeld dhe feston hapjen e ekspozitës “Karl Lagerfeld: A Line of Beauty”, e cila nderon stilin dhe temat e stilistit të ndjerë.
Lagerfeld është i njohur për transformimin e Chanel në një markë moderne si drejtor i saj kreativ duke filluar nga vitet ’80.
Ashtu siç pritej, tema e kodit të veshjes në tapetin e kuq lidhej me punën e këtij stilisti ikonik, i cili luante shumëYjet më të mëdhenj dolën në shkallët e famshme të Muzeut Metropolitan të Artit në Nju Jork për Met Gala 2023.
Këngëtarja nga Kosova Dua Lipa rrezatoi energjinë e një princeshe teksa mbërriti në Met Gala me një fustan të markës “Chanel” të shoqëruar me një gjerdan diamanti 100 karatësh.
Ndërsa Rita Ora dukej e pabesueshme me një fustan të zi të kompletuar me një bisht të madh dramatik, teksa mbërriti në ngjarjen më të madhe të vitit në industrinë e modës.
Kim Kardashian me një fustan margaritar mahnitës, Gisele me stil dhe Rihanna shtatzënë u ngjitën në tapetin e kuq për natën më të madhe të modës. Ylli i realitetit zbuloi se ka punuar me drejtorin artistik të Schiaparelli, Daniel Roseberry për pamjen e saj kur foli për Vogue.com. “Doja që ajo të pikonte me perla,” tha ajo për pamjen e saj.
Gisele dhe Rihanna shtatzënë nderuan Lagerfeldin nga ana e tyre me pamjet e tyre të forta, për natën më të madhe të modës! Modelja e famshme mbërriti me një fustan elegant të bardhë që i shkonte në mënyrë të përkryer trupit të saj statuja, shoqëruar me një pallto statement me krahë.