Intensifikohen takimet e ambasadorëve me Vetëvendosjen

Intensifikohen takimet e ambasadorëve me Vetëvendosjen
Pas takimit të djeshëm të ambasadorit të Italisë në Prishtinë z. Michael L. Giffoni ku u diskutua për situatën në veri, zgjedhjet serbe që priten të mbahen në Kosovë, poashtu edhe ambasadori gjerman Dr. Ernst Reichel tërhoqi vërejtjen për hapat, të cilat do të mund të çonin drejt acarimit të situates në veri.


Situata në veri të Kosovës dhe zgjedhjet e Serbisë të 6 majit që ajo planifikon t’i mbajë atje, kodi penal i sapo votuar në kuvend posaçërisht nenet 37 dhe 38 të tij, dhe zgjedhjet për kryetar të komunës në Ferizaj u diskutuan mes ambasadorit Italian Giffoni dhe kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti. 

Mungesa e vullnetit politik, por edhe mungesës së ideve dhe planeve të qeverisë për një qasje të drejt ndaj problemit të veriut pamundëson shtrirjee e sovranitetit të Kosovës”, thanë Vetëvendosje. Ata shtuan se vullneti është duke munguar për shkak se pushtetarët dhe njerëzit afër tyre po përfitojnë nga kjo situatë

Edhe ambasadori Giffoni shfaqi brengën për përkeqësimin e situatës politike dhe të sigurisë jo vetëm në veri të Kosovës por edhe në tërë Kosovën.
Poashtu, është mbajtur një takim tjetër i Vetëvendosjes me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Dr. Ernst Reichel. 

Kurti paraqiti shqetësimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për situatën në Mitrovicë dhe në veri, veçanërisht për vrasjen e Selver Haradinajt përmes aktit terrorist. Z. Kurti shfaqi mospajtimi parimor të VETËVENDOSJE!-s edhe me mundësinë e përfolur për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme të Serbisë në Kosovë, duke i vlerësuar edhe këto, sikur ato lokale, të papranueshme.

Ambasadori Reichel tërhoqi vërejtjen për hapat, të cilat do të mund të çonin drejt acarimit të situatës. 

Përveç çështjes së Mitrovicës dhe veriut të vendit, përfaqësuesit e VETËVENDOSJE!-s folën gjithashtu për miratimin e Kodit të ri Penal, sidomos për dy nene që cenojnë në thelb lirinë e medias, nenin 37 dhe 38 duke qenë të vetmit që kanë votuar kundër këtyre dy neneve, duke i vlerësuar ato si ndërhyrje në pavarësinë e mediave dhe kërcënim për lirinë e tyre, që është në kundërshtim me standardet evropiane. 
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore