Inter 0-0 Juventus, rezultati në favor
të ziklatërve, Juventus ngelet pas

Inter 0-0 Juventus, rezultati në favor<br />të ziklatërve, Juventus ngelet pas
Ndeshja e shumëpritur mes Interit dhe Juventusit është mbyllur në barazim 0-0. E cilësuar si “klasikja” e Serisë A, supersfida e javës së 8-të përfundoi me rrjeta të paprekura një rezultat i cili favorizon më shumë zikaltrit.

I vetmi rast i cili vlen të përmendet në minutën e 69-të Sami Khedira kishte mundësinë e artë për të kaluar në avantazh “zonjën e vjetër” por gjuajtja e tij përfundoi në shtyllën e majtë të portës të mbrojtur nga Handanovic.

Allegri gjithashtu i kishte besuar një formacioni sulmues, duke hedhur në fushë që nga minuta e parë treshen, Morata-Zaza-Cuadrado.

Ndërsa surpriza në formacionin e Mancinit ishte kroati Brozovic, me Kondogbia që qëndronte në stol, ndërsa në fazën sulmuese Perisic kishte më shumë liri veprimi.

Dy strategët e pankinave nuk mundën dot të vendosnin në fushë një formacion i cili në fund të takimit të rezultonte fitues.

Pas javës së 8-të klasifikimin e kampionatit italian e udhëheq Fiorentina me 18 pikë të grumbulluara ndjekur nga Roma dhe anteri me një pikë më pak ndërsa Juventusi vazhdon të ngelet në vendin e 14-të me 9 pikë të grumbulluara.
klasifikimi

Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Uraganët, akuza nga Trump në fushatë elektorale: Ndihmat po jepen në mënyrë selektive! Obama: Sajon çdo gjë që thotë

Uraganët, akuza nga Trump në fushatë elektorale: Ndihmat po jepen në mënyrë selektive! Obama: Sajon çdo gjë që thotë