“Mundo Deportivo” ka hedhur dritë mbi një tjetër transferim që pritet të ndodhë në ditët e para të merkatos së verës. Bëhet fjalë për Ivan Rakitiç, futbollistit e Barcelonës, i cili konsiderohet i tepërt pas ardhjes së Frenkie de Jong në Katalonjë.
Gjithashtu futbollisti nuk gëzon as mbështjetjen e tifozëve pas ndeshjes katastrofale ndaj Liverpool dhe për këto arsye drejtuesit janë dakord ta shesin te Inter për 50 mln euro.
Nga ana tjetër Inter është dakord me kërkesat e Barcelonës dhe për momentin mbetet për t’u negociuar mes drejtuesve zikaltër dhe lojtarit. Sipas këtij burimi pas marrëveshjes mes Rakitic dhe Inter do të vi edhe zyrtarizimi i futbollistit, sigurisht që pas mbylljes së sezonit.