Zyrtare/ Interi kampion i Italisë për herë të 20-të në histori, mposht 1-2 Milanin dhe feston në derbi për herë të 6 radhazi

Zyrtare/ Interi kampion i Italisë për herë të 20-të në histori, mposht 1-2 Milanin dhe feston në derbi për herë të 6 radhazi

Interi është kampioni i Italisë për herë të 20-të në histori, me zikaltrit që tanimë mund të vendosin në gjoks yllin e dytë aq të dashur. Historike pasi për herë të parë titulli zyrtarizohet në derbin e Madoninës.

Për raundin e 33-të në Serie A, Interi fitoi 1-2 në derbin kundër Milanit në ‘San Siro’ dhe shijon më shumë suksesin duke mundur rivalët e qytetit për herë të 6 radhazi.

Dueli i së hënës nisi mirë për Interin që shënoi me Acerbin në minutën e 18-të. Goli i dytë u shënua në pjesën e dytë nga Thuram në të 49 minutë, teksa goli i Tomorit në të 80’ shërbeu sa për statistika, me Milanin që nuk mundi t’ua shtynte festën e titullit ’kushërinjve’ dhe rivalëve më të mëdhenj.

Shtatë minuta në këtë duel edhe për Kristjan Asllanin, që feston titullin në fushë dhe zbret nga froni Napolin. Pasi Rrahmani festoi sezonin e shkuar me Napolin, një tjetër shqiptar është kampion i Italisë. Në fund nuk mungoi edhe tensioni, me Theo dhe Dumfies që u përplasën mes tyre dhe dolën me karton të kuq. I kuq edhe për Calabrian që goditi Fratessin dhe Milani e mbylli me nëntë lojtarë.

Ky është titulli i parë kampion edhe për trajnerin Simone Inzaghi, me Interin që pesë ndeshje nga fundi i sezonit mbyll llogaritë dhe ngjitet në kuotën e 86 pikëve, 17 më shumë se Milani i vendit të dytë.

B.K/S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Asllani: 22/04/2024 22:45

    Asllani futet ne histori sonte

    Përgjigju
    • Hahahaaaaa: 22/04/2024 23:46

      Po sigurisht ne histori beri namin gjithe sezonin.

    • Sondazhi: 22/04/2024 22:54

      Si lojtari me I dobet i kampionëve te Italise.

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Sekreti i Urës së Zogut që kushtoi më shumë se 680.000 franga ari! Esencë-Report Tv

Sekreti i Urës së Zogut që kushtoi më shumë se 680.000 franga ari! Esencë-Report Tv