Inter, Joao Cancelo: “po punoj
 fort për të tejkaluar dëmtimin”

Inter, Joao Cancelo: “po punoj<br /> fort për të tejkaluar dëmtimin”
 Joao Cancelo pret me padurim rikthimin në fushë pas dëmtimit që e pësoi në grumbullimin me kombëtaren Portugeze.
 
Lojtari që erdhi në ditën e fundit të afatit kalimtar nga Valencia në Inter, pësoi një dëmtim në ditët e para të stërvitjes me ekipin Portugez.
 
Cancelo thotë se është duke punuar shumë që sa më shpejtë të arrijë të kthehet në fushë me Interin që të arrijmë sëbashku synimet që ka klubi në këtë sezon.
 
“Po punoj shumë me stafin mjekësorë për ta kaluar sa më shpejt dëmtimin. Pres me padurim momentin që do të jem serish në dispozicion të trajnerit, në mënyrë që të jap edhe unë kontributin tim për skuadrën”.
 
“Dua të falënderoj shokët e mi të skuadrës të cilët po më mbështesin në këto momente. Jam i bindur se me ritmet që po punoj do të jem shumë shpejt në fushë”, ka thënë Cancelo.

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool