Juventusi, Interi dhe Fiorentina e kanë nisur me humbje vitin 2013.
Ndeshjet e javës në kampionatin italian kanë dhuruar shumë surpriza.
Pas Interit që humbi 3-0 në Udinese, humbje kanë pësuar edhe kampionët në shtëpi përballë ekipit të Sampdorias me rezultatin e ngushtë 1-2.
90' minutat kanë qenë të mbushura me tension mes dy ekipeve.
'Zonja e vjetër" e ka nisur mjaft mirë takimin duke kaluar në avantazh me Xhovinkon në minutën e 24'.
Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë. Në 45' minutat e dyta Sampdoria kundërpërgjigjet duke barazuar me Icardin në minutën e 52'.
Goli çorienton bardhezinjtë që pësojnë edhe golin e dytë përsëri me Icardin në minutën e 69'.
Pas golit të avantazhit miqtë administrojnë avantazhin me shumë kujdes, ndërsa Juve nuk arrin të barazojë.
Humbje ka pësuar edhe Fiorentina 0-2 nga Pescara.
Kërkic dhe Pazini i japin fitoren Milanit përballë Sienës. Kievo, Xhenoa dhe Palermo kanë siguruar fitoret e radhës.
14:43
Interit i kanë bërë shumë dëm pushimet e festave të fundvitit, pasi ka humbur me rezltatin 3-0 përballë ekipit të Udineses.
Të besuarit e trajnerit Stramacioni kanë dominuar në pjesën e parë dhe gjysmën e pjesës së dytë, por golat i ka shënuar Udinese.
Pjesa e parë ka përfunduar me rezultatin e bardhë pa gola, në fraksionin e dytë të lojës Interi bëhet më kërkues, por goli mungon.
Atë që nuk e bën Interi, e bën Udinese, e cila shënon golin e parë me Di Natalen pas një kundërsulmi të shpejtë që zë në befasi miqtë.
Goli pasohet edhe me një karton të kuq për Juan që shton dhimbjen e kokës për Stramacionin.
Pikërisht nga ky moment Udine merr kontrollin e lojës duke dyfishuar rezultatin me Muriel me minutën e 75’.
Interi çorientohet plotësisht dhe pëson edhe golin e tretë përsëri me Di Natalen.
Kështu Interi bën një tjetër hap, ndërsa Udinese gjen pak qetësi.
Dylber Balla
/Shqiptarja.com