Inter kalon dy herë në avantazh, por Sampdoria i merr pikë në fushën e saj! Real Madrid rikthehet sonte në 'Bernabeu' pas 1 viti e gjysmë

Është dashur java e tretë e Seria A që Inter të lërë pikët e para. Skuadra zikaltër, që është kampionia në fuqi e Italisë, ka barazuar me shifrat 2-2 në transfertën e Sampdorias.

Goli i parë do të realizohej nga të besuarit e Conte-s që realizuan me goditje dënimi. Frederico Dimarco në minutën e 18 realizoi një gol magjik me të majtën, por që u zhvlerësua nga Yoshida, i cili përfitoi edhe nga një devijim i Drezkos për të barazuar 1-1. Gjithsesi para se të shkonin në dhomat e zhveshjes Interi do të rikthehej në avantazh falë Lautaro Martinez, i cili ekzekutoi saktë pas një asisti të Barelas.

Në pjesën e dytë zikaltërit bënë shumë pak, ndërsa Sampdoria vulosi gjithçka me Augellon, që la edhe njëherë pa lëvizur Handanovic. Edhe pse pati shumë minuta lojë Interi nuk shkoi më shumë se barazimi dhe pas 3 ndeshjesh renditet në kuotën e 7 pikëve.

Ndërkohë sonte Real Madrid do të rikthehet të luajë në Santiago Bernabeu pas më shumë se 1 viti e gjysmë. Skuadra ‘galaktike’ do tentojë 3 pikët përballë Celta Vigos në një sfidë që pritet të ndiqet nga 30 mijë spektatorë në stadium. Anchelotti do t’i ketë të gjithë futbollistët në dispozicion përveç Toni Kross, ndërsa në prag të sfidës si trajneri ashtu edhe futbollistët janë shprehur të emocionuar për rikthimin në shtëpi.

Ne.k./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE