Një ditë pas barazimit me Monzën ku Kristjan Asllani luajti si titullar, Interi ka njoftuar se ka zgjatur kontratën me futbollistin shqiptar. Klubi zikaltër bën me dije përmes rrjeteve sociale se ka rinovuar me 1 vit kontratën me 22-vjeçarin.
Tani kontrata me Asllanin nuk do ndërpritet më 30 qershor 2027, por më 30 qershor 2028. Kjo është një shenjë besimi që kampionatë e Italisë kanë ndaj Asllanit, i cili me Interin ka firmosur për herë të parë në verë të 2022.