Inter kryeson Seria A
Ziklatrit mundën 3-2 Sampdorian

Inter kryeson Seria A<br />Ziklatrit mundën 3-2 Sampdorian<br>
Interi i Luciano Spalleti ka marrë kryesimin e Seria A, pas javës së 10-të të kampionatit.

Zikaltrit mundën në "San Siro", Sampdorian me rezultatin 3-2, Interi arriti të shënonte tre gola të njëpasnjëshëm me autorë mbrojtësin Skriniar dhe një dopjetë të kapitenit Icardi.

Por, Sampdoria ngushtoi diferencën në minutën e 64’ me anë të Kownacki dhe në 84-ën Fabio Quagliarela rihapi sfidën duke ngushtuar diferencën me një gol por që nuk mundën të dalin me pikë nga San Siro.

Me këtë fitore Interi shkon në kuotën e 26 pikëve në 10 ndeshje, me 8 fitore dhe dy barazime.

Skuadra e milanos ka marrë kryesimin e kampionatit, ndërkohë që Napoli ndodhet e dyta në tabelë më një pikë më pak dhe po ashtu një ndeshje më pak.

Interi po tregon formë të mirë në drejtimin e teknikut Luciano Spalleti këtë kampionat pas një viti zhgënjyes ku u rendit në vendin e 7-të

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Ju kanë braktisur ambasadorët', debate në Studio Live/ Toska: Janë korruptuar nga Rama! Beqiri: Jeni në vete?! Doni të shkatërroni pasuritë e shqiptarëve me protestat

'Ju kanë braktisur ambasadorët', debate në Studio Live/ Toska: Janë korruptuar nga Rama! Beqiri: Jeni në vete?! Doni të shkatërroni pasuritë e shqiptarëve me protestat